Është vërtetë e mahnitshme të shihet se sa aktorë dhe aktore përkushtohen në zanatin e tyre dhe ofrojnë shfaqjet më të mira të mundshme. Por kjo shpesh nënkupton të bësh diçka të pazakontë ose të vështirë për t’u përgatitur për një rol. Për shembull, disa nga marifetet e Tom Cruise në “Mision: Impossible – Fallout” ishin aq të rrezikshëm sa që vetëm një vend do ta lejonte atë t’i bënte ato.
Bright Side ka sjell së fundmi disa nga këto sakrificat më interesante që kanë realizuar aktorët.
Në mënyrë që të portretizonte patinazhin famëkeq të figurës Tonya Harding, Margot Robbie duhej të ndihej e sigurt në akull. Kjo është arsyeja pse për pesë muaj, ajo është trajnuar pesë ditë në javë, nga katër orë në ditë. Ajo madje kaloi natën e Krishtlindjes, festën e Vitit të Ri dhe një ditë para dasmës së saj në shesh patinazhi – kjo tregon se sa e përkushtuar ishte.
Për rolin e tij fitues të çmimit “Oscar”, Joaquin Phoenix humbi 52 kilogramë. Ai gjithashtu tha që të humbasësh kaq shumë peshë brenda një kohe të shkurtër ndikoi në gjendjen e tij psikologjike dhe kjo e ndihmoi atë të hynte edhe më tepër në karakter.
Daniel Radcliffe luajti personazhin kryesor në një film biografik në lidhje me mbijetesën në Amazon. Për ta portretizuar personazhin sa më saktë që të ishte e mundur, Daniel mendoi se ishte e nevojshme të humbte peshë. Ai nuk hëngri asgjë për dy ditë gjatë këtij procesi.
Për të aktruar në “Eternals” të Marvel, Kumail Nanjiani transformoi absolutisht trupin e tij. Ai duhej t’i përkushtohej një diete dhe të punonte pothuajse çdo ditë për një vit të tërë për t’u shqyer.
Në mënyrë që të përgatitej për skenat pa bluzë në “The Witcher”, aktori duhej të dehidratohej për të bërë që muskujt e tij të dilnin edhe më shumë në pah. Katër ditë para xhirimeve, ai pinte 1.5 litër ujë dhe ditën tjetër, vetëm 0,5 litra. Por ditën e tretë dhe gjatë gjithë kohës deri në xhirimet e skenës, ai nuk do të pinte më ujë.
Për të qenë në gjendje të kryente lëvizjet elastike të jogës në film, George MacKay praktikonte joga nga tre deri në katër orë në ditë.
Gjatë procesit të xhirimit, regjisori i filmit dëshironte të përdorte marifet sa më pak të ishte e mundur. Kjo është arsyeja pse Zendaya filloi të mësojë trapezin tre muaj para se të fillonte xhirimet, dhe ajo kreu vetë disa prej marifeteve.
“Into the Wild” tregon historinë e vërtetë të një burri që shëtiti në Amerikën e Veriut. Emile Hirsch peshonte 70 kilogramë kur u zgjodh si personazhi kryesor. Ai në fillim duhej të humbte 11 kilogramë. Pesha e tij ra aq e ulët sa zbriti në 52 kilogramë kur po xhironin pjesën e filmit, ku personazhi kryesor arrin në Alaska.
Tom Cruise është i njohur për kryerjen e marifeteve të çmendura pa ndihmën e një kompjuteri. Në këtë film, ai realizoi një kërcim me lartësi të madhe, me hapje të ulët. Ai është aktori i parë që ka realizuar ndonjëherë një kërcim kaq të rrezikshëm, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishte vendi i vetëm që do ta lejonte atë ta bënte këtë. Ai së pari e praktikoi kĽtë në një tunel me erë, pastaj u hodh nga aeroplan 106 herë për të marrë një përsosmëri në hedhje.
Williams dhe Gosling luajtën një çift të martuar në “Blue Valentine”. Regjisori dëshironte që aktorët, përfshirë vajzën të jetonin së bashku për një kohë, për t’i bërë ata të ndjeheshin se ajo që ata ishin duke filmuar ishte e vërtetë. Kjo është arsyeja pse të tre aktorët jetuan së bashku për një muaj. Por vetëm gjatë ditës – sepse Williams shkoi në shtëpi për të parë vajzën e saj natën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë “Oscars”, ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua
Kylie Jenner promovon koleksionin e ri të modës ndërsa i dashuri, Timothee Chalamet, merr nominimin për ‘Oscar’
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc
Diana dhe Arioni bëjnë paraqitjen e parë televizive, tregojnë nëse janë ende në lidhje
"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova