LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Limaj njofton se në Malishevë është shënuar viktima e parë nga coronavirusi

Fatmir Limaj njofton se në Malishevë është shënuar viktima e parë nga coronavirusi

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka lajmëruar për viktimën e parë nga Komuna e Malishevës si pasojë e coronavirusit.

Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka njoftuar se në bazë të informacioneve të fundit një grua e infektuar nga Malisheva ka vdekur.

“Dua ta ngushëllojë familjen e së ndjerës me këtë rast”, tha ai, përcjell Telegrafi.


I pari i NISMA Socialdemokrate thotë se numri i madh i të prekurve në Malishevë lidhet me numrin e madh të qytetarëve nga kjo komunë që jetojnë në Itali.

Limaj thotë se nga 13 marsi mbi 200 persona nga Italia janë kthyer në Malishevë.

“Mendoj se këtu qëndron njëri ndër problemet më të mëdha për Malishevën”.

Kryetari i NISMA-s thotë se pandemia nuk mund të luftohet ën baza lokale, ndërsa sipas tij nga qendra kanë vepruar shumë vonë.

“Malisheva është në karantinë nga 14 marsi dhe deri para dy-tri ditësh askush nuk e ka vizituar”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori