LAJMI I FUNDIT:

​KRU ‘Prishtina’ jep detaje për shkarkimet në këtë ndërmarrje

​KRU ‘Prishtina’ jep detaje për shkarkimet në këtë ndërmarrje

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka dhënë detaje shtesë rreth situatës së krijuar pas shkarkimeve të fundit në këtë ndërmarrje.

Në një njoftim për media, thuhet se bordi i përkohshëm i drejtorëve në këtë ndërmarrje, në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme ka trajtuar me kujdes çështje të ndryshme që ndërlidhen me veprimtaritë dhe performancën e përgjithshme të ndërmarrjes.

“Pas pranimit dhe trajtimeve të materialeve dhe Raporteve të ZKA-së dhe raporteve të Zyrës së Auditorit të Brendshëm dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrje Publike (LNP), ka marr masa ndaj disa zyrtarëve të lartë të cilët nuk kanë qenë në nivel të detyrës dhe si rrjedhojë i kanë shkaktuar përformancë jo të mirë Kompanisë, andaj BD i përkohshëm duke u mbështetë në kompetenca të tyre që ju jep LNP në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme mori disa vendime siç janë: Ndërpritet kontrata e zyrtarit kryesor Financiar dhe të Thesarit; Ndërprerje e kontratës së zëvendëskryeshefit ekzekutiv (zëvendës kryetarit); Lirohet nga detyra ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv; Janë caktuar ushtruesit e detyrës së kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarit kryesor Financiar dhe të Thesarit; Të shpallet konkursi për rekrutimin e pozitës së kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarit kryesor Financiar dhe të Thesarit, kurse për pozitën e zëvendëskryeshefit Ekzekutiv mbetet që Bordi i Drejtorëve të shqyrtoj edhe njëherë nevojën për të pasur një pozitë të tillë në ndërmarrje; dhe T’u bëhet ftesë shoqërisë civile dhe ambasadës angleze që të marrin pjesë në procesin e rekrutimit të këtyre pozitave për të siguruar një profesionalizëm dhe transparencë të plotë të këtij procesi”, thuhet në njoftimin e kompanisë.


Prokuroria nis hetimet në “KRU Prishtina”
Lexo po ashtu Prokuroria nis hetimet në “KRU Prishtina”

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka autorizuar Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, që të ndërmarr veprime hetimore në këtë ndërmarrje.

Ndërkaq, Ministrja Rozeta Hajdari, ka prezantuar gjetjet kryesore që kanë ardhur nga raporti i Auditorit të Jashtëm si dhe nga raporti i Auditimit të Brendshëm për vitin 2016, 2017, 2018. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori