LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, kur mund t’i shëtisni qentë gjatë orës policore

Maqedoni, kur mund t’i shëtisni qentë gjatë orës policore

Pronarët e kafshëve që i mbajnë qentë apo kafshët tjera në banesa mund t’i nxjerrin kafshët gjatë orës policore.

Sipas vendimit qeveritar, në seancën e 36-të, kafshët e tyre mund t’i nxjerrin 30 minuta nga ora 20:00 deri në ora 20:30, njofton Telegrafi Maqedoni.


Gjatë fundjavës do të lejohet t’i nxjerrin tre herë në ditë edhe atë në mëngjes prej orës 8 deri në ora 8:30, pasdite nga ora 15:00 deri në ora 15:30 dhe në mbrëmje nga ora 20:00 deri në ora 20:30.

Nga dita e mërkurë ndryshon orari i orës policore në Maqedoni
Lexo po ashtu Nga dita e mërkurë ndryshon orari i orës policore në Maqedoni

Ata nuk duhet të largohen 100 metra nga objekti ku jetojnë dhe duhet të mbajnë distancën me personat tjerë dhe të mos grupohen./Telegrafi/