Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi gjatë ditës së sotme ka kontaktuar me përzgjedhësin e Kombëtares, Bernard Challandes dhe me homologët e tij nga federatat futbollistike të rajonit.
I pari i FFK-së ka kontaktuar përzgjedhësin Challandes, me të cilin ka biseduar rreth gjendjes së përgjithshme pas pandemisë Covid-19, e cila ka prekur pothuajse të gjitha vendet e botës, duke përfshirë këtu edhe Zvicrën, vendin ku jeton përzgjedhësi Challandes dhe një pjesë e madhe e diasporës shqiptare.
Me këtë rast, Challandes ia konfirmuar kryetarit se është mirë me shëndet dhe se po qëndron në shtëpi me familjen e tij.
Ai i ka uruar kryetarin Ademi që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë dhe t’i kthehemi normalitetit, derisa ka uruar që stafi i Federatës dhe i gjithë populli i Kosovës të jenë më shëndet të mirë dhe ta kalojnë me sukses dhe pa pasoja këtë pandemi, duke kërkuar njëherësh që të kenë durim dhe këto ditë t’i kalojnë pranë më të dashurve të tyre.
Kryetari Ademi dhe stafi i federatës janë në kontakte të vazhdueshme edhe me futbollistët e Përfaqësueses dhe fatmirësisht gjendja e tyre është e mirë.
Po ashtu, kryetari Ademi përveç kontaktit të përditshëm me presidentin e FSHF-së, sot, ka kontaktuar edhe me homologët e tij nga Maqedonia, Rumania, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Qipro, ku janë shkëmbyer informatat në lidhje me gjendjen aktuale dhe për veprimet që do të ndërmerren në javët në vazhdim në koordinim të plotë me UEFA-n.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne
“Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes”, Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Anthony Edwards me paraqitje fantastike, Minnesota Timberwolves merr fitore në udhëtim te Denver Nuggets
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak