LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja po përgatitet për ta përballuar situatën me coronavirus, hapësirat e një shkolle kthehen në spital të përkohshëm

Kanadaja po përgatitet për ta përballuar situatën me coronavirus, hapësirat e një shkolle kthehen në spital të përkohshëm

Numri i të sëmurëve nga coronavirusi në Kanada ka arritur në 14 mijë, derisa janë shënuar 233 vdekje.

Për të përballuar situatën në ditët në vazhdim, që mund të përkeqësohet, autoritetet janë duke u angazhuar maksimalisht, që të krijojnë kushte për të mundur ta trajtojnë çdo të sëmurë, transmeton Telegrafi.


Që të ndihmojë në këtë situatë, shkolla e mesme Conestoga që ndodhet në Ontario, ka ofruar hapësirat e klasave si dhe të pjesëve tjera, për trajtimin e të sëmurëve.

“Janë kohë të jashtëzakonshme, kur të gjithë duhet të angazhohemi, që të kontribuojmë për të mirë. Ndarja e hapësirave dhe mjeteve, për të ndihmuar ata që janë në vijë të parë të trajtimit të kësaj pandemie, tregon diferencën që bën shkolla jon për të ndihmuar në këtë kohë”, ka thënë drejtori John Tibbits.

Deri më tani, autoritet spitalore të zonës, i kanë mbushur klasat dhe korridoret me shtretër, por ende nuk është bartur ndonjë i sëmurë.

Shkolla në dy javët e fundit ka qenë e boshatisur, pasi nxënësit janë kthyer në shtëpi, derisa mësimdhënësit janë duke ligjëruar nga shtëpitë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori