LAJMI I FUNDIT:

Kaka zgjedh mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos

Kaka zgjedh mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos

Ish mesfushori i AC Milan dhe Real Madrid, Kaka, ka zbuluar se cilën anë mban në krahasimin Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo, duke e argumentuar.

Braziliani arriti në Santiago Bernabeu të njëjtën verë si Cristiano, por ai ka zgjedhur Messin si më të mirin.


“Kam luajtur me Cristianon dhe ai është me të vërtetë i mahnitshëm, por unë do të shkoj me Messin “, u përgjigj Kaka për kanalin e FIFA-s.

“Ai është një gjeni, një talent i pastër. Mënyra se si ai luan është e pabesueshme”, deklaroi ai.

Sidoqoftë, Kaka u kthye dhe e lavdëroi sulmuesin portugez me të cilin luajti disa vite te Real Madridi.

“Cristiano është një makinë. Nuk është vetëm mënyra se si ai është i fortë, i fuqishëm dhe i shpejtë; ai është i fortë mendërisht”.

“Ai gjithmonë dëshiron të fitojë dhe të luajë. Të jetë më i miri. Për mua, kjo është gjëja më e pabesueshme që ai ka”.

“Në historinë e sportit, ata [ Messi dhe Cristiano ] janë padyshim në pesë të parët”

“Ne kemi shumë fat që kemi mundur t’i shohim të dy”, deklaroi Kaka.

Kur u pyet se kush ishte braziliani më i mirë, Kaka ishte i qartë.

“Kam luajtur përkrah disa të shkëlqyeshmëve në karrierën time, por Ronaldo [Nazario] ishte më i miri”.

“Pas tij, do të thosha Ronaldinho”, ka thënë Kaka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori