LAJMI I FUNDIT:

PDK: LVV kapi bordet publike me anëtarë të saj, nuk u respektua memorandumi me ambasadën britanike

PDK: LVV kapi bordet publike me anëtarë të saj, nuk u respektua memorandumi me ambasadën britanike

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shqir Totaj, në konferencë për medie ka thënë se emërimet e fundit politike nga Qeveria e Kosovës konsiderojnë se ato janë dëshmi e qartë e përpjekjes së kryeministrit të shkarkuar për të kapur shtetin.

Totaj në konferencë tha se shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve publike, në mënyrë arbitrare, pa ndjekur asnjë procedurë paraprake ligjore, janë provë e dyfytyrësisë së kryeministrit në ikje që në pushtet ka ardhur me premtimin e forcimit të sundimit të ligjit.

Ai shtoi se është një memorandum bashkëpunimi i nënshkruar nga kryetari i PDK-së, Kladri Veseli me Ambasadën britanike në Kosovë ku ka të përfshira kompani profesionale angleze për të ndihmuar rekturimet profesionale në ndërmarrje publike.


“Partia Demokratike e Kosovës deklaron se këto veprime e çojnë vendin prapa duke rrënuar përpjekjet e deritanishme për të ndërtuar borde sa më profesionale që shmangin punësimin e militantëve partiakë. Ne i bashkohemi zërit të kritikës qytetare dhe dënojmë emërimet e anëtarëve politikë të Vetëvendosjes prej të cilëve janë ish kandidatë për deputetë dhe anëtarë të kësaj partie. Kujtojmë këtu se kryetari i partisë sonë z. Veseli, nëpërmjet një memorandumi të nënshkruar me Ambasadën britanike në Kosovë, ka përfshirë një kompani profesionale angleze për të ndihmuar në rekrutime sa më profesionale e meritokratike në bordet e ndërmarrjeve publike”, tha Totaj.

Totaj theksoi po ashtu se këto vendime po ndërmerren nga një qeveri e shkarkuar.

“Së fundmi, theksojmë se ajo që i bën edhe më të rënda këto vendime, është fakti që ato po vijnë nga një qeveri e shkarkuar me mbi 2/3 e votave të popullit të shprehura nëpërmjet të deleguarve të tyre në parlament. Prandaj i bëjmë thirrje qeverisë së shkarkuar të z. Kurti që të ndali shkarkimet e paligjshme, punësimet e klienteliste e nepotike si dhe çdo vendim tjetër të rëndësishëm sepse është një qeveri e shkarkuar në detyrë”, u shpreh Totaj.

Ai tha se kjo qeveri nuk ka legjitimitet për të ndërmarrë vendime të rëndësishme, por vetëm të kujdeset për mbarvajtjen e institucioneve derisa të zgjedhet qeveria e re.

“Qeveria në ikje e Kurtit, duhet ta kuptojë njëherë e mirë, që s’ka legjitimitet të ndërmarrë veprime apo vendime të rëndësishme por thjesht duhet të kujdeset për mbarëvajtjen e institucioneve shtetërore derisa të zëvendësohet nga një qeveri e re”, tha Totaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori