LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Heshtja e LVV-së duke mos dërguar emrin e mandatarit tek Presidenti, është tërësisht antiligjor

Limaj: Heshtja e LVV-së duke mos dërguar emrin e mandatarit tek Presidenti, është tërësisht antiligjor
Foto: Arkiv

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se shumica dërrmuese e kushtetutave të vendeve me demokraci parlamentare nuk e kanë të caktuar një afat kohorë që partia apo koalicioni të dërgoj emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Limaj në një postim në Facebook, tha se po habitet me faktin se ka edhe disa jurist që mendojnë se Lëvizja Vetëvendosje mund të hesht dhe të mos e dërgoj emrin e mandatarit te presidenti.


“Shumica dërmuese e kushtetutave të vendeve me demokraci parlamentare nuk e kanë të shkruar me afate kohore apo datë se kur duhet një parti apo koalicion të dërgoj emrin e mandatarit për formimin e një qeverie të re. Tani po dëgjojmë opinione të shumëllojshme nga politikanë e opinionistë se LVV mundet me hesht duke mos e dërguar emrin e mandatarit të kërkuar nga Presidenti, për më tepër e habitshme është kur edhe nga disa juristë e shohin si të pranueshme këtë mënyrë veprimi. Juristët e dinë që pengimi për përmbushje të obligimit ligjor përmes të ashtuquajturit instrument bllokimi është tërësisht antiligjor”, shkruan Limaj.

Limaj po ashtu tha se në këto raste, janë dy parime të cilat mund të përdoren, di detyrimi lojal dhe parimi “deri në një kohë të arsyeshme”.

“ Duke lexuar nenin 95 të Kushtetutës, duke u bazuar në frymën e saj dhe gjithë praktikën e gjerë ligjore, atëherë në situata si kjo aplikohen praktika të mirënjohura, që gjerësisht janë zbatuar në sistemet juridike, ku vlen të përmendim vetëm dy prej tyre; e para, në mungesë të afatit strikt përdoret parimi i DETYRIMIT LOJAL dhe parimi DERI NË NJË KOHË TË ARSYESHME, që juristët janë në dijeni se çka nënkuptojnë këto dy parime që janë të aplikueshme edhe tani në rastin tonë kushtetues”, shkruan Limaj.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i përmes një letre drajtuar liderit të LVV-së, Albin Kurti, i ka kërkuar një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.

Në letrën drejtuar Kurtit, Thaçi ka thënë se pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë (Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07-V-013, të datës 25.03.20120), në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Thaçi i shkruan Kurtit, i kërkon propozimin e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë
Lexo po ashtu Thaçi i shkruan Kurtit, i kërkon propozimin e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar deklarimet e presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se pas mocionit të mosbesimit sipas Kushtetutës do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kurti ka thënë se Thaçi po bën shkelje pasi po e anashkalon nenin 82.2 të Kushtetutës.

Kurti: Thaçi ka bërë shkelje duke anashkaluar nenin 82.2 të Kushtetutës - do t'i përgjigjemi në një moment të përshtatshëm
Lexo po ashtu Kurti: Thaçi ka bërë shkelje duke anashkaluar nenin 82.2 të Kushtetutës - do t'i përgjigjemi në një moment të përshtatshëm

“Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori