Portieri i ri i Bayernit ia sheh sherrin coronavirusit, do të humb mbi 12 mijë euro në ditë
Pandemia që ka prekur gjithë globin Covid-19 ka paralizuar edhe futbollin dhe ka bërë dëme shumë të mëdha.
Njëri nga lojtarët që e ka pësuar shumë në aspektin financiar nga coronavirusi është edhe portieri gjerman Alexander Nubel.
23-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Bayernin dhe do t’i bashkohet atyre nga 1 korriku, pasi kontrata aktuale me Schalken skadon më 30 qershor.
Javët e fundit si portier i Schalkes pritet të jenë tejet të vështira për Nubel, pasi ai fillimisht më 1 korrik duhet ta lirojë banesën e tij në Herten, pasi kontrata me qiradhënësin skadon pikërisht më 30 qershor.
FIFA dhe UEFA po mendojnë që lojtarët që iu skadon kontrata të vazhdojnë të mbesin pjesë e klubeve aktuale deri në përfundim të sezonit.
Kjo do t’i sillte humbje të mëdha financiare portierit gjerman, pasi paga që merr te Schalke dhe ajo që do të marrë te Bayerni ka dallim jashtëzakonisht të madh.
Nubel aktualisht ka pagë mujore prej 80 mijë eurove, ndërsa tek kampioni gjerman do të ketë pagën për një muaj 450 mijë euro.
Sport Bild ka raportuar se Nubel do të mbetet te Schalke deri në fund të stinorit, kurdo që ai të përfundojë, por që do t’i humbas 12,500 euro në ditë, një shifër tejet e lartë.
“Ai do ta lë apartamentin e tij në Herten që ka 15 minuta larg stadiumit, ndërsa është duke kërkuar vendbanim të ri në Munich për një afat të gjatë”.
“Nubel do ta ketë edhe më vështirë sa i përket pagës, pasi te Schalke merr 80 mijë euro në muaj dhe te Bayerni do të fitoj 450 mijë në muaj. Është një ndryshim prej 12,500 euro në ditë që ai do t’i humbas me qëndrimin në Gelenkirchen”, shkruan Bild.
Por humbjet financiare të Nubel nuk është se i interesojnë Schalkes, pasi klubi do të vazhdoj ta paguajë me shumën që fiton aktualisht gjermani.
“Pse ne duhet të marrim përsipër pagën e Bayernit për Nubel nga 1 korriku, kur nuk ka ndonjë marrëveshje. As Bayerni nuk e paguan një futbollist që nuk është pjesë e tyre”, thotë drejtori sportiv i Schalkes, Schneider.
“Megjithatë të gjithë shpresojmë se sezoni do të përfundojë para datës 30 qershor, edhe pse një gjë e tillë do të jetë tejet e vështirë”, përfundoi drejtori sportiv i klubit bardhekaltër./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si ‘BVB’ edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë
Formacionet zyrtare: Dortmundi dhe PSG startojnë me më të mirët në dispozicion
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës