LAJMI I FUNDIT:

Një person nga Shkupi me coronavirus, nuk ka respektuar vetizolimin dhe është shëtitur nëpër Ohër

Një person nga Shkupi me coronavirus, nuk ka respektuar vetizolimin dhe është shëtitur nëpër Ohër

Një person 44 vjeçar nga Shkupi, i cili ishte kthyer nga jashtë dhe ishte pozitiv me coronavirus në vend që të jetë në vetizolim të rreptë, shkoi në banesën e tij në Ohër dhe ka pranuar punëtorë për ti kryer shërbimet në shtëpi.

Ndaj tij është ngritur padi penale për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë periudhës së epidemisë”.


Sipas informacioneve të SPB-Ohër, D.A. (44) nga Shkupi, më 13 mars, kur mbërriti nga Austri në Maqedoninë e Veriut, nënshkroi një deklaratë të vetizolimit, të cilën e shkeli më 20 mars, kur shkoi në një shtëpi shëndetësore në Shkup me qëllim të kryente test për coronavirusin.

Pas konstatimit mjekësor se ishte pozitiv, ai nuk pranoi rekomandimet mjekësore për vetizolim të rreptë dhe shkoi në banesën e tij në Ohër. Pastaj, ai ka lëvizur pa doreza dhe maskë mbrojtëse, dhe më 23 mars ai kishte shkuar në hapësirat e një operatori pas së cilës në shtëpinë e tij ka pranuar punëtorët të cilët ia kanë kryer shërbimet e kontraktuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori