LAJMI I FUNDIT:

Arsenali synon transferimin e Marc Rocas

Arsenali synon transferimin e Marc Rocas

Arsenali e ka identifikuar mesfushorin e Espanyol, Marc Roca, si një zëvendësim të drejtpërdrejtë për Dani Ceballos, i cili pritet të largohet në verë.

Ceballos pritet të largohet nga Londra e Veriut këtë verë kur marrëveshja e tij e huazimit skadon dhe Topçinjtë pritet të kthehen në Spanjë për zëvendësimin e tij.


Sipas mediumit Diario Sport, 23-vjeçari Roca i cili ka shkëlqyer te Espanyoli ka përfunduar në listën e dëshirave të Topçinjve.

Kontrata e tij përmban një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh dhe thuhet se Arsenali kishte interes për nënshkrimin e tij që nga vera e kaluar.

Mesfushori qendror ka bërë 114 paraqitje me ekipin e parë katalunas, por është vlerësuar gjerësisht për aftësinë e tij teknike, sensin e pozicionit dhe cilësitë e liderit.

Roca ka një marrëveshje në Espanyol deri në vitin 2022, ndërsa pëlqehet shumë edhe nga Bayern Munichu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori