LAJMI I FUNDIT:

25 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, pesë pacientë do të lëshohen nga spitali

25 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, pesë pacientë do të lëshohen nga spitali

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka raportuar rreth gjendjes me coronavirusin në vend.

Ai fillimisht njoftoi se pesë pacientë janë shëruar nga coronavirusi dhe gjatë ditës së sotme do të lëshohen për kurim shtëpiak, njofton Telegrafi Maqedoni.

Filipçe gjithashtu njoftoi se është regjistruar edhe një rast i vdekjes. Ai tha se bëhet fjalë për një paciente 65-vjeçare nga Struga, e cila ka pasur edhe probleme me zemrën.


Sa i përket statistikave ditore, Filipçe tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 354./Telegrafi/

Detaje nga të infektuarit me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Detaje nga të infektuarit me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut