LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Të gjithë e dinë se nuk mund të mbahen zgjedhjet në kohë pandemie, PDK do të jetë opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit me presidentin Hashim Thaçi tha se të gjithë e dinë se nuk mund të mbahet zgjedhjet e jashtëzakonshme për 45 ditë në kohë pandemie sepse nuk mund të rrezikohen qytetarët, ndërkaq sipas tij, PDK e ka pozicionin politik të qartë në këtë situatë, do të jetë opozitë.

Veseli tha se ajo çfarë kërkon PDK është të respektohet Kushtetuta dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve, përgjegjësi të cilat tha se i kanë të gjithë bashkërisht në këto momentet të jashtëzakonshme që po kalon vendi, qoftë me pandemi, për aq sa edhe ruajtjen e sovranitetin të shtetit dhe interesit të qytetarëve.

“Sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme vetëm keni parasysh gjithmonë faktin e pandemisë. Ne nuk e dimë deri kur do të përfundojë kjo çështje. Vullneti i sovranit është ma legjitimja, por  në rrethana kur jemi në situatë me pandemi a është ndoshta hipokrizi nganjëherë të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme kur gjithë mund ta dinë se nuk mund të jenë për 45 ditë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nuk mund t’i rrezikojmë qytetarët”, tha Veseli.


Sipas tij, PDK e ka të qartë pozicionin politik në këtë situatë, do të jenë opozitë.

“Sido që të jetë Partia Demokratike e Kosovës ka pozicion shumë të qartë politik në këtë situatë. Do të jemi opozitë dhe ta respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori