LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi Thaçi-Mustafa

Përfundon takimi Thaçi-Mustafa

E plotësuar: Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Takimi ndërmjet Thaçit e Mustafës ka zgjatur gjysmë ore. /Telegrafi/


——–

Pas Kurtit, Thaçi nis takimin me Mustafën

Pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, presidenti Hashim Thaçi ka nisur takimin me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa në këtë takim është shoqëruar nga deputetët e LDK-së, Arban Abrashi dhe Arben Gashi.

Përfundon takimi Thaçi-Kurti
Lexo po ashtu Përfundon takimi Thaçi-Kurti

Në këtë takim do të diskutohet për veprimet e mëtutjeshme pas rrëzimit të Qeverisë.

Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare, për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.

Pas këtij takimi pritet të arrijë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. /Telegrafi/