LAJMI I FUNDIT:

Bllokada e coronavirusit pastroi ajrin në Evropë

Bllokada e coronavirusit pastroi ajrin në Evropë

Që nga futja e masave për të kufizuar lëvizjen dhe aktivitetin për shkak të coronavirusit, niveli i ndotjes së ajrit është zvogëluar në zonat urbane në të gjithë Evropën, dhe kjo dëshmohet përmes imazheve satelitore.

Imazhet nga sateliti Sentinel-5 tregojnë një rënie në nivelet mesatare të dioksidit të azotit të dëmshëm në qytetet e mëdha, përfshirë Brukselin, Parisin, Madridin, Milanin dhe Frankfurtin, nga 5 deri në 25 mars në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transmeton Telegrafi.

Kjo përkon me prezantimin e masave për të kufizuar trafikun rrugor, burimin më të madh të dioksidit të azotit dhe për të zvogëluar prodhimin në fabrikat që lëshojnë gaze të dëmshme në shumë vende evropiane për shkak të pandemisë coronavirus.


Pamjet e reja të publikuara nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe të analizuara nga Aleanca Evropiane e Shëndetit Publik (EPHA), tregojnë një densitet të zvogëluar të gazit të dioksidit të azotit, i cili mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes dhe kancer.

Në Madrid, nivelet mesatare të dioksidit të azotit kanë rënë 56 për qind në baza javore pasi qeveria spanjolle ndaloi të gjitha udhëtimet, përveçse atyre që janë shumë të nevojshme.

EPHA thekson se njerëzit që jetojnë në qytete të ndotur kanë më shumë rrezik të infektohen me Covid-19 sepse ekspozimi i zgjatur ndaj ajrit me cilësi të dobët mund të dobësojë sistemin imunitar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori