LAJMI I FUNDIT:

Kurti vizitoi stafin e Karantinës të krijuar në Qendrën e Studentëve

Kurti vizitoi stafin e Karantinës të krijuar në Qendrën e Studentëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat në detyrë, atë të Shëndetësisë, Arben Vitia, të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykemte Bajrami dhe të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, vizituan stafin e Karantinës e krijuar në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite në endrën e Studentëve ata ipritën stafi dhe një numër i madh vullnetarësh.


Këtë e bën të ditur përmes një komunikate për medie nga Zyra e Kryeministrit, ku thuhet se në këtë qendër, të karantinuarit vizitohen rreth 5 herë në ditë.

“Momentalisht aty janë 500 të karantinuar. Të gjithë të karantinuarit vizitohen deri në 5 herë në ditë, ku dy herë në ditë kontrollohen nga profesionistët shëndetësor dhe 3 herë nga ekipi i logjistikës ku u bëhet edhe dërgimi i ushqimit nëpër dhomat e tyre”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu në komunikatë thuhet se “duhet të mbahen shënime për përvojat nëpër të cilat po kalon secili vullnetarë dhe pastaj ato të bëhen përvoja e ide institucionale”.

Kurse u tha se si Qeveri po punojnë që këtë sfidë ta kalojmë sa më lehtë, dhe, mësimet e nxjerra duhet të na shërbejnë për sfidat e ardhshme që lutemi të mos i kemi kurrë. /Telegrafi/