LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi nxjerr lojtarët në fushë për stërvitje edhe pse coronavirusi vazhdon të përhapet me të madhe në Gjermani

Dortmundi nxjerr lojtarët në fushë për stërvitje edhe pse coronavirusi vazhdon të përhapet me të madhe në Gjermani

Coronavirusi vazhdon të përhapet në gjithë Evropën dhe Gjermania është njëri nga vendet me më së shumti të infektuar.

Pandemia që ka kapluar gjithë globin ka bërë që të pezullohen gjithë kampionatet e futbollit në ligat më të forta evropiane.


Gjermania është njëri nga vendet më të prekura nga Covid-19, ku deri më tani janë infektuar mbi 62 mijë persona, ndërsa 525 prej tyre fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Por edhe pse numri i të prekurve vazhdon të rritet, Borussia Dortmund ka vendosur që t’i nxjerr lojtarët në stërvitje nga dita e sotme.

Dortmund ka njoftuar se stërvitja do të jetë në grupe dhe me masa të rrepte sigurie, pasi do të stërvitën vetëm nga dy futbollistë.

Në stërvitje ekipin e kishte nxjerrë ditë më parë edhe RB Leipzig dhe vendimi i dy klubeve është kritikuar mjaft shumë në Gjermani.

Mesfushori Emre Can ka thënë se e rëndësishme është që të rikthehen në fushë, pasi mendja e tij është te titulli i kampionit.

“Në këto kohë që jemi duke kaluar e rëndësishme është të rikthehemi në fushë për tu stërvitur”.

“Qëllimi ynë është të vazhdojmë rrugën drejt titullit të kampionit, edhe pse një gjë e tillë është shumë e vështirë duke parë që për rival kemi dy skuadra të forta si Bayern dhe Leipzig”, deklario Can.

Pas Leipzigut dhe Dortmundit edhe skuadrat tjera gjermane pritet të dalin në stërvitje me grupe.

Kujtojmë që ditë më parë Borussia Dortmund, RB Leipzig, Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen bënë një gjest të jashtëzakonshëm duke krijuar një fond prej 20 milionë eurove për t’i ndihmuar ekipet tjera të Bundesligës dhe Bundesliga 2. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori