LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Punëtori nga sektori publik t’i ndihmojë punëtorit në sektorin privat

Zaev: Punëtori nga sektori publik t’i ndihmojë punëtorit në sektorin privat

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev për “Faktor” tha se për shkak të krizës, pritet një ulje e të ardhurave buxhetore për 60%, që mund të nënkuptojë një mungesë prej 2.2 miliardë eurosh në Buxhet.

“Edhe nëse shteti gjen 1.2 miliardë euro kredi, një miliardë euro do të duhet të sigurohen nga vendi përmes kursimeve. Prandaj, këto masa janë të nevojshme, përfshirë uljen e pagave të zyrtarëve, por edhe të të gjithë punonjësve në sektorin publik deri në pagën minimale prej 14.500 denarë”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai tha se qëllimi i masave tona është të parandalojmë humbjet e vendeve të punës, të parandalojmë që njerëzit të mos kenë të ardhura, të ngelin pa punë dhe pa ekzistencë dhe të mos rrezikojnë qëndrueshmërinë e buxhetit.

“E gjithë kjo situatë, së pari me shëndetin dhe më pas me krizën ekonomike të coronavirusit, nuk është e këndshme për askënd. Është e qartë se askush nuk dëshiron tu merren nga të ardhurat e tyre të rregullta mujore, por të gjithë duhet ta kuptojnë se me këtë barrën e mbajmë të gjithë, por njëkohësisht u ndihmojmë edhe atyre që nuk kanë përfitime për shkak të coronavirusit, të cilët rrezikojnë që mos të kenë asnjë të ardhur në muajt në vazhdim. Ne duhet të mendojmë për të gjithë, së paku edhe ato të marrin pagë minimale, që të kenë çka të shpenzojnë, të sigurojnë ushqim për vete dhe familjet e tyre”, deklaroi Zaev.

Ai mendon se tani është koha për solidaritet, të gjithë të ndihmojnë njëri tjetrin. Punëtori nga sektorit publik t’i ndihmojë punëtorit në sektorin privat, sepse administrata kryesisht financohet nga bizneset private./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori