LAJMI I FUNDIT:

Vallëzimi atraktiv i Dhurata Dorës në ballkon

Vallëzimi atraktiv i Dhurata Dorës në ballkon
Dhurata Dora (Foto: Instagram/dhuratadora)

Dhurata Dora ka publikuar video në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet duke vallëzuar në ballkon, ndërkohë që po qëndron në vetizolim si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

“E provuam edhe ne”, është mbishkrimi i videos së parë, në të cilën është e shoqëruar nga Sara Hoxha.


Në një tjetër video, Dhurata shfaqet vetëm duke vallëzuar në mënyrë atraktive, e veshur me xhinse dhe një bluzë të zezë të shkurtër.

Ajo ka publikuar edhe fotografi në profilin e saj në Instagram, ndërkohë që i ka pyetur fansat se ku preferojnë të qëndrojnë më shumë, brenda apo në ballkon.

“A më mirë brenda a në ballkon? Qëndroni të sigurtë, së bashku do t’ia dalim”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim. /Telegrafi/