Me një mesazh të rëndësishëm, Volkswagen edhe i ka ndarë shkronjat V dhe W që i ka në logo
Shpërhapja e madhe e coronavirusit, ka bërë që qeveritë në të gjithë botën, t’i paralajmërojnë njerëzit që të rrinë në shtëpi dhe të mbajnë distancë sociale, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e sëmundjes, transmeton Telegrafi.
Të njëjtin mesazh e kanë dhënë edhe organizatat më të rëndësishme botërore, ndërsa të njëjtës fushatë, i janë bashkuar edhe kompanitë që merren me prodhimin e makinave.
Audio ishte e para, që i ndau katër rrathët e logos, që të rikujtojë të gjithë për të qëndruar të ndarë, ndërsa të njëjtin mesazh edhe Volkswagen e ka shpërndarë për të gjithë.
“Ne jemi Volkswagen. Ne jemi shumë, Ne i kemi bërë ballë më shumë se një krize. Ne e kemi bërë këtë së bashku. Ne e kemi bërë duke qëndruar krah për krah. Ne tani përballemi me një krizë tjetër. Ne jemi Volkswagen dhe në mënyrë që ta tejkalojmë këtë krizë, duhet të qëndrojmë të ndarë”, thuhet në mesazhin e Volkswagen, ku falënderohet të gjithë, që po e mbajnë distancën.
Sipas mesazhit të shpërndarë, thuhet se në Volkswagen të gjithë qëndrojnë bashkë, duke ndihmuar njëri-tjetrin, ndërsa këtë herë iu kërkohet të gjithëve të mbahet distanca sociale, si dhe higjiena e duhur, për të pasur shëndet të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Vitin e kaluar, gjermanët eksportuan më shumë vetura elektrike sesa importuan
Mos e paragjykoni mallin kinez: Makina Buick Envision, me nivel shumë të lartë të sigurisë (Video)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'