LAJMI I FUNDIT:

Haxhi Avdyli i LDK-së: Do të votoj kundër mocionit

Haxhi Avdyli i LDK-së: Do të votoj kundër mocionit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli u deklarua edhe sot se do të votoj kundër mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Avdyli tha se në lidhje me këtë votë do të marrë përgjegjësinë personale e politike.

“Duke e marrë parasysh situatën më të rëndë shëndetësore, mendoj që ky mocion duhet të shtyhet. Para rrëzimit të Qeverisë, para fatit të cdo poltikani, sot duhet ta vendosim fatin e qytetarëve që mund të infektohen ose janë të infektuar”, u shpreh Avdyli.


“Unë sot votoj kundër këtij mocioni dhe marrë përgjegjësinë personale dhe politike”, tha Avdyli. /Telegrafi/