LAJMI I FUNDIT:

“Pandemia e ka lehtësuar vendimin e BE-së për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”

“Pandemia e ka lehtësuar vendimin e BE-së për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”

Pandemia e coronavirusit dhe frika nga humbjet gjeopolitike, e ka detyruar që me një vit vonesë të sjellë vendim për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Kështu shkruan gazeta austriake “Presse”. Më tej thuhet se “sado e ulët të duket, shpërthimi i pandemisë ka lehtësuar vendimin e 27 anëtarëve të BE-së”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në vazhdën e kësaj krize, vëmendja e publikut është zhvendosur diku tjetër”, tha Steven Blokmans për gazetën, i cili është profesor në Universitetin e Amsterdamit dhe një anëtar i Qendrës për Studime të Politikave Evropiane me qendër në Bruksel.


Sipas Presse, ky vlerësim veçanërisht i referohet Francës, presidenti i së cilës, Emmanuel Macron, gjysmë viti më parë me veton e tij për hapjen e negociatave shkaktoi tensione jo vetëm midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, por edhe brenda BE-së, ku kundërshtimet e tij hasën në kritika.

Edhe qeveritë e Danimarkës dhe Hollandës, të cilat ishin në përputhje me Parisin për gatishmërinë e mospranimit të Shqipërisë, por që nuk mund ta kuptonin këtë qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut.

Persse shkruan se Maqedonia e Veriut madje kishte ndryshuar emrin e saj dhe i tejkaloi mosmarrëveshjes dhjetëvjeçare me Greqinë.

“Të martën, ministrat ranë dakord që negociatat e pranimit me këto dy vende janë të rëndësishme për tre arsye. Sepse BE do të humbte udhëheqësinë politike në konkurrencë me Kinën, Rusinë dhe Turqinë në Ballkan dhe kjo do ta dobësonte ndikimin e saj gjeopolitik. Ky rrezik u pa në një konferencë për shtyp nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se solidariteti Evropian është një përrallë dhe se Kina është vendi i vetëm që mund të ndihmojë Serbinë”, shkruan Presse.

Gazeta më tej shkruan se BE shihte rrezik që epidemia në Ballkanin Perëndimor pa ndihmë nga jashtme nuk mund të shkatërrohet.

“Fillimi i bisedimeve, nëse e lejon pandemia mund të ndodhin këtë vit, por çështja është nëse Samiti i Zagrebit i planifikuar për në muajin maj, mund të mos mbajet për shkak të virusit”, shkruan gazeta austriake./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori