LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Administrata e Trumpit ka presione të mëdha për të larguar trupat nga Kosova

Hyseni: Administrata e Trumpit ka presione të mëdha për të larguar trupat nga Kosova

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka folur për raportet e Kosovës me Amerikën.

Hyseni, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka treguar biseda që ka pasur me Ambasadorin Grenell gjatë një vizite të fundit në SHBA.


“Po i citoj fjalët që mi ka thënë zoti Grenell: “Kosova e ka të drejtën e vetos për çfarëdo që del në tavolinë”. Nuk e di si mund të thuhet me qartë. Unë nuk iu besoj konspiracioneve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se Kurti e hoqi taksën pa ndonjë koordinim apo dakordim paraprak me SHBA-të.

“Kurti ia ka lehtësuar punën Grenellit pasi ai tashmë nuk ka asnjë obligim karshi Kosovës edhe pse taksa është tërhequr”.

Hyseni thotë se Kurti hoqi taksën pa kërkuar ndonjë koncesion nga SHBA.

Ish-ministri i Jashtëm thotë se Kosova nuk duhet të vjen në atë situatë që të vejë në pikëpyetje mbështetjen e Amerikës.

“Përkrahja e SHBA-së për Kosovën deri në vitin 2016 ka qenë e pa ekuivokë”.

Hyseni thotë se nga Uashingtoni miq të fuqishëm shqiptarë i kanë thënë se Administrata e Trumpit është në “presion të jashtëzakonshëm nga kongresistë e senatorë për t’u tërhequr nga Kosova sikurse nga Afganistani e vendet tjera”.

Mocioni i mosbesimit, Hyseni: Nuk besoj se Vjosa Osmani s’do ta bëjë atë që e thotë Kushtetuta
Lexo po ashtu Mocioni i mosbesimit, Hyseni: Nuk besoj se Vjosa Osmani s’do ta bëjë atë që e thotë Kushtetuta

“Ne nuk guxojmë ta ushqejmë atë tendencë”, tha ai, duke shtuar se kjo po ndodh për shkak të kokëfortësisë së Kosovës për ta larguar taksën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori