LAJMI I FUNDIT:

Mocioni i mosbesimit, Hyseni: Nuk besoj se Vjosa Osmani s’do ta bëjë atë që e thotë Kushtetuta

Mocioni i mosbesimit, Hyseni: Nuk besoj se Vjosa Osmani s’do ta bëjë atë që e thotë Kushtetuta

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Hyseni, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Kuvendi është organi më i lartë në Kosovë dhe askush nuk është mbi të që të merr vendime për Kosovën.

“Nuk mund të kërkohet nga Instituti i Shëndetit Publik që të merr vendime se a të duhet të vazhdojë me punë një organ legjislativ i vendit. Fundja Kuvendi është mbi të gjitha institucionet tjera të vendit”, tha ai.

Ai ka thënë se Kuvendi edhe në rrethana të jashtëzakonshme duhet të bëjë punën e vet, përcjell Telegrafi.

“Është në diskrecion të Kryesisë së Kuvendit se si të veprohet”.

Hyseni thotë se administrata e Kuvendit duhet të merr të gjitha masat që të sigurojë kushtet higjieniko-sanitare që puna e Kuvendit të vazhdojë.

“Në momentin që flasim Senati amerikan është në punë. Edhe shumë institucione tjera ndërkombëtare vijojnë punën pavarësisht pandemisë”.

Zyrtari i LDK-së thotë se pavarësisht që ka lexuar gjatë ditës spekulime të ndryshme, nuk beson që Vjosa Osmani mund të veprojë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Nuk e besoj që Kryesia e Kuvendit dhe Kryetarja Osmani nuk do ta bëjnë të duhurën dhe atë që thotë Kushtetuta. Janë 45 deputetë që kanë kërkuar seancë”.

Hyseni thotë se pavarësisht se Vjosa Osmani ka votuar kundër ngritjes së një mocioni ndaj Qeverisë, “ajo nuk do të veprojë kundër”.

“Kemi pasur raste të shpeshta në LDK që anëtarë të Kryesisë kanë votuar ndryshe për çështje të caktuara, por ne Kuvend kanë vepruar si Grupi Parlamentar”, tha ndër të tjera Skender Hyseni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori