LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri i bën thirrje Vjosa Osmanit të shtyjë seancën për mocionin e LDK-së

Bahtiri i bën thirrje Vjosa Osmanit të shtyjë seancën për mocionin e LDK-së

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka bërë thirrje kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, që të shtyjë në një kohë të përshtatshme mbajtjen e seancës për mocionin e LDK-së, pasi që sipas tij, nuk ka kushte për mbajtjen e seancës.

Bahtiri po ashtu ka njoftuar se ka shtyrë në afat të pacaktuar mbajtjen e seancës së Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

“Në këtë kuadër, ftoj edhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, që të shtyej për një kohë të përshtatshme seancën e thirrur për mocionin e ngritur nga LDK-ja, pasi që nuk ka kushte për mbajtjen e saj bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për masa mbrojtëse nga coronavirusi COVID-19”, thuhet në shkrimin e Bahtirit në Facebook.


Postimi i plotë i Bahtirit:

“Seanca e Kuvendit Komunal të Mitrovicës e paraparë të mbahet më 26.03.2020, është shtyre për një afat të pacaktuar. Ky vendim i marrë nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, pas një konsulte që kishte me mua si Kryetar i Komunës, është i mbështetur në Vendimin nr. 01/09 të dt. 13.03.2020 të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me coronavirus COVID 19 paragrafi 9 i këtij vendimi, përmes te cilit reduktohen në veprime esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të shëndetësisë dhe te sektorit te sigurisë.

Në këtë kuadër, ftoj edhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, që të shtyej për një kohë të përshtatshme seancën e thirrur për mocionin e ngritur nga LDK-ja, pasi që nuk ka kushte për mbajtjen e saj bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për masa mbrojtëse nga coronavirusi COVID-19.

Rreziku nga coronavirusi COVID-19 është shumë i madh, ku sot edhe Kryeministri i Shqipërisë dha lajmin se parashikohet që 60-70% e popullsisë të preket nga ky virus. Andaj, duhet të marrim masa mbrojtëse ekstreme për mos përhapjen e tij”.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të martën mbledhje për të caktuar seancën për votimin e mocionit të mosbesimit, iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Kjo nëse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të jap përgjigje pozitive, pasi kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka kërkuar nga ekspertët rekomandime, nëse mund të mbajnë ose jo seancë në këto kushte.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 35 raste me coronavirus, ndërsa të dielën është shënuar edhe viktima e parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori