LAJMI I FUNDIT:

​Qytetarët kanë bërë 3.705 denoncime për ngritjen e çmimeve nga bizneset

​Qytetarët kanë bërë 3.705 denoncime për ngritjen e çmimeve nga bizneset
Foto: Ilustrim

Nga fillimi i zbatimit të vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve (12 mars deri më 22 mars) nga shpallja e pandemisë COVID-19, në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) janë pranuar 3,705 thirrje apo denoncime për biznese, të cilat kanë rritur çmimet, si dhe për parregullsi tatimore.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se gjatë kësaj periudhe janë pranuar edhe 1,091 thirrje për mos zbatimin e vendimit të Qeverisë për mbyllje të bizneseve, deri në tejkalimin e situatës së krijuar nga virusi COVID 19.


Për të gjitha denoncimet e raportuar në ATK janë bërë verifikimet te 1, 621 biznese, ku nga këto verifikime te 246 biznese janë konfirmuar shkelje ligjore dhe këto raste janë dërguar në njësinë për shqiptim të gjobave mandatore.

Ndërsa, për shkeljet tjera që kanë qenë jashtë fushëveprimit të ATK-së, të konstatuara te 42 biznese, të njëjtat janë dërguar tek Inspektorati i Tregut.

Vlen të theksohet se diferenca e raportimeve me aktivitet et në teren (3,705 raportime me 1,621 verifikime ne teren), është pasi që qytetarët kanë raportuar me dhjetëra herë për biznese të njëjta.

ATK fton të gjithë qytetarët që të raportojnë në këto dy linja telefonike: 0800 80 800 e cila është pa-pagesë dhe 038 222 165 . Këto dy linja do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 16:00./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Ekonomi
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori