LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ende s’kemi ftesë për seancë, nuk është dashur të shkarkohet akteri kryesor i LDK-së në këtë situatë me COVID-19

Haradinaj: Ende s’kemi ftesë për seancë, nuk është dashur të shkarkohet akteri kryesor i LDK-së në këtë situatë me COVID-19

Seanca për të votuar mocionin e mosbesimit, të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë nuk është caktuar ende, ndërsa po kalon edhe dita e tretë prej kur LDK dorëzoi mocionin në Kuvend.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha për Telegrafin se ende nuk kanë marrë ftesë për ndonjë seancë, ndërsa shtoi se në situatën e krijuar për shkak të paraqitjes së coronavirusit (COVID-19), Qeveria është dashur ta marrë në konsideratë dhe të mos e shkarkoj ministrin e LDK-së.

“Jo nuk kemi marr ftesa akoma nga  Kryetarja, por çdo herë Kosova do mbetet me institucione pasi deri në një qeveri të re kjo do e vazhdon punën. Ndërsa, rreth situatës me COVID-19 mendoj se vet koalicioni ka qenë dashtë ta ketë në konsideratë e jo ta shkarkoj ministrin dhe akterin kryesor të LDK-së”, tha Haradinaj.


Ai shtoi se në këtë periudhë, qytetarët duhet të kenë sa më shumë kujdes, sepse gjithçka është në dorën e tyre, duke iu bërë thirrje që të respektohen rregullat të cilat janë vendosur nga Qeveria.

“Kjo periudhë kërkon kujdes nga qytetarët, pasi është krejtësisht në dorën e tyre që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë rregullat e përcaktuara. Ne i përgëzojmë për sjelljen e shkëlqyeshme që po tregojnë këtyre ditëve dhe apelojmë t’i respektojnë këto rregulla sepse janë për të mirën e tyre”, tha Haradinaj.

Lidhja Demokratik e Kosovës, të shtunën ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ndërkaq Kryesia e Kuvendit ende nuk ka marrë vendim për thirrjen e seancës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori