LAJMI I FUNDIT:

General Motors, Ford dhe Tesla bëhen bashkë për të prodhuar pajisje mjekësore në luftën kundër Coronavirusit

General Motors, Ford dhe Tesla bëhen bashkë për të prodhuar pajisje mjekësore në luftën kundër Coronavirusit

Një lëvizje që të kujton luftërat botërore, kur fabrikat amerikane të makinave u përshtatën në prodhimin e tankeve, bombarduesve dhe motorëve të avionëve, disa prej tyre do të fillojnë prodhimin e respiratorëve dhe pajisjeve të tjera mjekësore për të ndihmuar në luftën kundër Coronavirusi.

Bëhet fjalë për tre prodhuesit më të mëdhenj amerikanë, Ford, General Motors dhe Tesla, përcjell Telegrafi.

Mungesa e respiratorëve është tashmë shqetësim në rritje pasi numri i të prekurve të raportuar rritet në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Ferrari dhe Fiat pritet të ndihmojnë Italinë duke prodhuar ventilatorë – në krizën e coronavirusit
Lexo po ashtu Ferrari dhe Fiat pritet të ndihmojnë Italinë duke prodhuar ventilatorë – në krizën e coronavirusit

Në rastet e rënda, pacientët me Coronavirus humbasin aftësinë për të marrë frymë vetë dhe kanë nevojë për një aparat me tub oksigjeni, i cili pompon ajrin brenda dhe jashtë mushkërive.

“Si prodhuesi dhe punëdhënësi më i madh i veturave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ford është i gatshëm të ndihmojë administratën në çfarëdo mënyre që mundemi, përfshirë mundësinë e prodhimit të respiratorëve dhe pajisjeve të tjera. Ne kemi pasur diskutime paraprake me qeverinë amerikane dhe ata janë duke punuar për fizibilitetin”, ka njoftuar kompania Ford.

General Motors gjithashtu tha që po shikon nëse mund të prodhojë pajisje mjekësore, përfshirë edhe respiratorë.

Zëdhënësi i GM-së, Jeannine Ginivan ka deklaruar se shefi ekzekutiv Mary Barra kishte pasur kontakte me Shtëpinë e Bardhë në lidhje me mundësinë, duke shtuar se, “GM po punon për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve për kombin gjatë kësaj kohe të vështirë dhe ne kemi ofruar ndihmën tonë”.

Tesla pezullon punën në disa fabrika në SHBA për shkak të përhapjes së Coronavirusit
Lexo po ashtu Tesla pezullon punën në disa fabrika në SHBA për shkak të përhapjes së Coronavirusit

Nga ana tjetër, edhe shefi i Teslas, Elon Musk ka reaguar kur përdoruesit e Twitter e kanë kritikuar që më herët e konsideronte si të tepërt panikun e pandemisë.

“Ne do të prodhojmë tashmë respiratorë, në fabrikat tona të mbyllura, nëse nevojiten më shumë të tillë”, tha Musk. /Telegrafi/