LAJMI I FUNDIT:

Tesla pezullon punën në disa fabrika në SHBA për shkak të përhapjes së Coronavirusit

Tesla pezullon punën në disa fabrika në SHBA për shkak të përhapjes së Coronavirusit

Pasi fillimisht i rezistoi thirrjeve të autoriteteve lokale për të mbyllur prodhimin në fabrikën e saj në Kaliforni, për shkak të shpërthimit të Coronavirusit, tashmë fabrika do të mbyllet.

Kompania, e cila deri tani ka vazhduar me operacionet e zakonshme në fabrikë, do të ndalojë prodhimin e makinave atje pas ditës së hënë.


Fabrika e Teslas në New York, e cila bën produkte të energjisë diellore, gjithashtu do të pezullojë prodhimit.

“Vazhdimi i prodhimit të makinave gjatë kësaj kohe thjesht ka rezultuar shumë i vështirë. Përkundër marrjes së të gjitha masave paraprake shëndetësore, vazhdimi i operacioneve në vende të caktuara ka shkaktuar sfida për punëtorët tanë, familjet e tyre dhe furnitorët tanë”, ka njoftuar kompania, përcjell Telegrafi.

Objektet e tjera të Teslas do të vazhdojnë aktivitetin, duke përfshirë edhe Nevada Gigifactory, i cili prodhon bateri.

Më herët, Tesla kishte argumentuar se fabrikat e saj ishin një “biznes thelbësor”, i lejuar sipas rregulloreve, ndaj prodhimi të vazhdonte. Elon Musk madje u përball me kritika për komentet e tij në lidhje me pandeminë Coronavirus, kur më 6 mars, e kishte quajtur panikun e krijuar si të kotë.

Sidoqoftë, pas presionit nga ndjekësit në Twitter, ai tha që Tesla mund të konvertohet për prodhimin e pajisjeve respiratore për pacientët në gjendje kritike në rast se ka një krizë furnizimi. /Telegrafi/