LAJMI I FUNDIT:

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Britani të Madhe po rritet më shpejt se në Itali

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Britani të Madhe po rritet më shpejt se në Itali

Kina – qendra e pandemisë – nuk regjistroi ndonjë rast të ri të mërkurën për herë të parë që nga identifikimi i shpërthimit. Ndërsa gjithnjë e më shumë pacientë po shërohen, numri i rasteve aktive në vendin aziatik ra me 50% javën e kaluar.

Por fotografia është shumë e ndryshme në Evropë.

Në Itali, megjithë masat e karantinës dhe kufizimit shoqëror, numri i rasteve u rrit me 171%, krahasuar me 300% në Francë, 500% në Spanjë, 550% në Gjermani dhe 480% në Mbretërinë e Bashkuar, duke nënkuptuar që shpërthimi vazhdon të përhapet, shkruan The Telegraph.


Italia, pavarësisht se regjistroi shumë më pak raste të infektuar sesa në Kinë – 47.021 në krahasim me 80,000 – tani numëron vdekjet e saj për shkak të shpërthimit në 4.032, një numër më i lartë se ai i regjistruar nga Kina, 3.245, transmeton Telegrafi.

Në Mbretërinë e Bashkuar, numri i vdekjeve nga sëmundja është dukshëm më i ulët: 177. Megjithatë, numri ditor i vdekjeve është në rritje dhe tejkalon në përqindje atë të Italisë.

Në vendin mesdhetar, numri më i lartë i vdekjeve në një ditë të vetme që nga fillimi i përhapjes së virusit u regjistrua të mërkurën: 475 vdekje. Ata regjistruan 425 të enjten, një rënie të vogël, përpara 627 këtë të premte.

Rasti i parë i vdekjes nga COVID-19 në territorin britanik u identifikua pesëmbëdhjetë ditë më parë, por që nga atëherë shkalla e vdekjes është më e shpejtë se ajo italiane.

Pas mbi dhjetë vdekjeve, numri i përditshëm i viktimave në Itali filloi të rritet 35% çdo ditë, javën e kaluar ka rënë në nën 20 për qind dhe këtë të premte ai kërceu 46% .

Në anën tjetër, në Mbretërinë e Bashkuar ka një normë ditore të rritjes së vdekjeve nga COVID-19 prej 50%, sipas gazetës britanike The Telegraph. Në Spanjë është 49 për qind.

Gazeta vëren se kur Kina ishte në të njëjtën pikë të pandemisë si Italia – 23 ditë pasi u zbulua vdekja e dhjetë nga virusi – rritja ditore e numrit të vdekjeve ishte 23 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori