LAJMI I FUNDIT:

Një izolim sikurse ky i Ronaldos – Portugezi po “shijon karantinën” në një vilë luksoze me pishinë në çati dhe pamje nga deti

Një izolim sikurse ky i Ronaldos – Portugezi po “shijon karantinën” në një vilë luksoze me pishinë në çati dhe pamje nga deti

Cristiano Ronaldo është vendosur në një vilë luksoze me pamje nga Oqeani Atlantik në ishullin e tij në vendlindjen Madeira, vilë e kompletuar me pishinën e vendosur në katin më të epërm.

E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez ka ofruar një vështrim të vilës mahnitëse, ku ata janë duke kaluar kohën pas përhapjes së pandeminë së coronavirusit.


Portugezi së bashku me familjen e tij u zhvendosën në ishull në orët e para të mëngjesit të së hënës, pasi bashkëlojtari i Ronaldos, Daniele Rugani, rezultoi pozitiv në testin e coronavirusit të dielën.

Ronaldo është futur në karantinë në shtëpinë e tij në Madeira, pasi Rugani rezultoi pozitiv me coronavirus
Lexo po ashtu Ronaldo është futur në karantinë në shtëpinë e tij në Madeira, pasi Rugani rezultoi pozitiv me coronavirus

Juventusi ka konfirmuar se po “aktivizon të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, përfshirë ata që kanë pasur kontakte me Ruganin”.

Por, më 17 mars u zbulua që një shok tjetër i skuadrës, Blaise Matuidi, gjithashtu kishte rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit.

Klubi ka konfirmuar se Ronaldo po qëndron në Madeira dhe nuk do të kthehet në Itali për momentin: “Cristiano Ronaldo nuk ka trajnuar dhe mbetet në Madeira duke pritur zhvillime me krizën aktuale shëndetësore”.

Cristiano thuhet se po qëndron në dy katet e epërme të një shtëpie shtatëkatëshe që e bleu kohëve të fundit në Funchal.

Nëna e tij Dolores Aveiro, aktualisht në spital pas një sulmi në tru dy javë më parë, dhe vëllai i tij Hugo thuhet se jetojnë në katet e poshtme.

Dalin rezultatet, Ronaldo dhe familja e tij rezultojnë negativ në testin e coronavirusit
Lexo po ashtu Dalin rezultatet, Ronaldo dhe familja e tij rezultojnë negativ në testin e coronavirusit

Georgina postoi një fotografi mahnitëse, ku ndau me fansat pishinën në katin e epërm të shtëpisë, duke treguar djalin më të madh të Cristianos, Cristiano Ronaldo Jr, duke parë detin.

Ajo më vonë postoi një foto të re ku tregon vajzën Alana duke pushuar në një divan nga një dritare, e cila ofron pamje mahnitëse të Oqeanit Atlantik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori