LAJMI I FUNDIT:

Ambasada gjermane: Po e monitorojmë situatën politike në Kosovë dhe po marrim shënime

Ambasada gjermane: Po e monitorojmë situatën politike në Kosovë dhe po marrim shënime

Sikurse vendet e tjera edhe Kosova është duke u përballur me rrezikun e pandemisë COVID-19 e njohur si coronavirus.

Përveç kësaj krize, Kosova ka gjasa të futet edhe në krizë politike, kjo për faktin se LDK tashmë ka vendosur të dalë nga koalicioni qeverisës me LVV-në, madje kanë nisur edhe mocion për rrëzimin e Qeverisë.

Duke parë këto zhvillime, përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Kosovë, kanë kërkuar që të ketë unitet ndaj spektrit politik në luftimin e pandemisë së COVID-19.


BE me mesazh për liderët e partive në Kosovë: Në kohën e krizës së pandemisë kërkohet unitet
Lexo po ashtu BE me mesazh për liderët e partive në Kosovë: Në kohën e krizës së pandemisë kërkohet unitet

Ambasada Gjermane në Kosovë në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se në këtë periudhë mirëqenia e qytetarëve duhet të jetë në fokus.

“Në këtë urgjencën aktuale shëndetësor, nevoja e veprimit proporcional në përputhje me kushtetutshmërinë dhe detyrimet ndërkombëtare për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës duhet të mbetet në fokus. Në këtë këndvështrim, liderët politikë kanë përgjegjësi të plotë për të marrë përsipër sfidat e krizës COVID-19 në një mënyrë konstruktive”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane.

Ambasada e Amerikës nuk komenton zhvillimet politike: Po punojmë me institucionet e Kosovës për ta tejkaluar pandeminë e COVID-19
Lexo po ashtu Ambasada e Amerikës nuk komenton zhvillimet politike: Po punojmë me institucionet e Kosovës për ta tejkaluar pandeminë e COVID-19

Tutje ambasada ka theksuar se do të monitorojë nga afër zhvillimet e mëtejme.

“Ne do të monitorojmë nga afër dhe do të marrim shënime të për zhvillimet e mëtejme”, kanë deklaruar për Telegrafin nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Ndryshe, ambasada amerikane nuk ka dashur të komentoi zhvillimet politike, mirëpo ka theksuar se është duke punuar me institucionet e Kosovës për të ta tejkaluar pandeminë e COVID-19.

Kujtojmë se sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ta heqë tarifën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe ta anulojë vendimin për shkarkimin e ministrit Agim Veliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori