LAJMI I FUNDIT:

Surroi përmes pesë pikave shpjegon se çfarë do të ndodhë me inicimin e mosbesimit ndaj Qeverisë

Surroi përmes pesë pikave shpjegon se çfarë do të ndodhë me inicimin e mosbesimit ndaj Qeverisë

Publicisti Veton Surroi, ka komentuar situatën politike pas deklarimit të kreut të Lidhjes Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se do të nisin një mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë.

Surroi përmes pesë pikave ka shpjeguar se si do të rrjedhin gjërat, transmeton Telegrafi.

Si pikë të parë, ai ka pohuar se me inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, fiton interesi i luftës politike e jo interesi shoqëror.


Reagimi i Surroit:

1. Interesi shoqëror në Kosovë ka qenë dhe është që të luftohet kundër krizës më të madhe që ka njohur njerëzimi në shekullin XXI, atë të COVID19. Me inicim të mosbesimit ndaj Qeverisë, fiton interesi i luftës politike , jo interesi shoqëror.

2. Çfarëdo interesi shoqëror tash i nënshtrohet interesit politik. Pra, lufta kundër COVID19 i nënshtrohet luftës politike.

3. Lufta politike duhet të gjenerojë një Qeveri të re pa hyrë në zgjedhje të reja parlamentare. Kjo do të thotë se duhet të formohet një Qeveri e cila gëzon besimin fillestar të Hashim Thaçit, si president i Republikës i cili duhet ta japë mandatin për formimin e saj.

4. Në gjashtë muaj e fundit Hashim Thaçi ka trajtuar dy çështje si parësore në komunikimin e tij me diplomacinë amerikane. Ka kërkuar mënyra për ta kundërshtuar veprimin e Gjykatës speciale , në letrat dërguar sekretarit Pompeo. Dhe , paralelisht, ka kërkuar që të arrihet marrëveshja me presidentin serb, e me ndërmjetësim të ambasadorit Grennell, një marrëveshje e cila ka nxitur spekulime konstante për këmbim territoresh , autonomi territoriale serbe në Kosovë dhe eksterritorialitet të Kishës ortodokse serbe. Rrjedhimisht, mandati i Qeverisë së ardhshme do të jepet me parapëlqim për këto dy çështje.

5. Luftimi i krizës më të madhe që ka njohur njerëzimi në shekullin XXI, ajo e COVID19, prej sonte i është nënshtruar një lufte politike e cila pikësynim kulmor ka pezullimin e veprimeve të Gjykatës speciale dhe arritjen e një marrëveshje të shpejtë Thaçi-Vuçiq.   /Telegrafi/</em

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori