LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi

Haxhiu: Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pushtetet e kaluara nuk janë mësuar për rend, rregull dhe menaxhim të duhur të situatave.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka thënë, “ata që nuk janë mësuar të shohin si duhet bëhen gjërat mbarë, tentojnë me çdo mjet ta bëjnë rrëmujë”.

“Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veç për rrëmuja është i njohur!”, ka shkruar Haxhiu.


Postimi i plotë i Haxhiut:

“Pushtetet e kaluara nuk janë mësuar rend, rregull dhe menaxhim të duhur të situatave. Sfida e parë e Qeverisë Kurti ishte përballja me pandeminë COVID – 19.

Këtë sfidë bashkërisht po e menaxhojmë në mënyrë të duhur, me vullnet, angazhim e përkushtim.

Ata që nuk janë mësuar të shohin si duhet bëhen gjërat mbarë, tentojnë me çdo mjet ta bëjnë rrëmujë.

Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veq për rrëmuja është i njohur!

Bashkë me qytetarët do ja dalim shumë mirë. Së bashku do të kalojmë secilën sfidë”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/