LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë 16 persona ndodhen në vetizolim, kallëzim penal për një person i cili nuk respektoi rekomandimet 

Në Tetovë 16 persona ndodhen në vetizolim, kallëzim penal për një person i cili nuk respektoi rekomandimet 

Sipas të dhënave që i bëri të ditur në konferencë për shtyp ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, në kontroll policor për shkak të vetizolimit janë gjithsej 173 persona.

Prej 173 personave, 16 janë nga Tetova. Për një person nga Tetova që nuk i ka respektuar rekomandimet ka kallëzim penal dhe Prokuroria Publike do të procedojë me rastin, njofton Telegrafi Maqedoni.


Personat që nuk respektojnë rekomandimet do të akuzohen sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal të RMV-së për përhapje të sëmundjes infektive dhe mosrespektim të udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë.

Policia e Maqedonisë prej tani do të arrestojë për shkak të mosrespektimit të masave për coronavirusin
Lexo po ashtu Policia e Maqedonisë prej tani do të arrestojë për shkak të mosrespektimit të masave për coronavirusin

Ministria për Punë të Brendshme hapi një linjë të posaçme dhe e-mail për informim dhe denoncim të mosrespektimit të masave që i ndërmori Qeveria për mbrojtjen nga përhapja nga coronavirusi.

Linja telefonike 0800 00201 do të punojë 24/7 dhe është në dy gjuhë, përkatësisht në gjuhën shqipe dhe maqedonase, kurse e-mail adresa është mvrinformaciiuslugi@moi.gov.mk./Telegrafi/