LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet përkohësisht puna e të gjitha taksive në Mitrovicë

Ndalohet përkohësisht puna e të gjitha taksive në Mitrovicë

Në bazë të situatës së krijuar nga rritja e numrit të rasteve të infektuara me virusin COVID-19, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, dhe nënkryetari Faruk Mujka, sot kanë pritur në takim pronarët e kompanive të taksive që operojnë në qytetin e Mitrovicës.

Në këtë takim kryetari Bahtiri ka kërkuar nga të gjitha kompanitë e taksive që veprojnë në Mitrovicë të ndërprenë punën e tyre përkohësisht, kjo pasi që ky sektor paraqet rrezikshmëri tek punëtorët dhe qytetarët në përhapjen e këtij virusi.

“Duke u bazuar në këshillat e mjekëve profesionistë dhe në rekomandimet e IKSHP-së, ku kërkohet që distanca në mes njerëzve të jetë së paku 1 metër, dhe nëse marrim parasysh hapësirën e automjeteve të taksive të cilat kanë 5 ulëse për pasagjerë, kjo rezulton me faktin se hapësira është shumë e ngushtë, andaj e shoh të arsyeshme që të pezulloni përkohësisht punën tuaj në mënyrë që të mos ketë rrezik në shëndetin e punëtorëve tuaj, dhe të qytetarëve të cilët e shfrytëzojnë këtë shërbim”, tha kryetari Bahtiri.


Në njoftim thuhet se vendimin e kryetarit Bahtiri për ndalimin e përkohshëm të punës së taksive, e përkrahën unanimisht të gjithë pronarët e kompanive të taksive.

Bahtiri kërkoni nga Policia e Kosovës që këtë vendim të zbatoj edhe në kufijtë administrativ të Komunës së Mitrovicës, dhe të mos lejoj asnjë taksi nga komunat tjera regjionale të veprojnë në Mitrovicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori