Oda Ekonomike e Kosovës, ajo Ekonomike Amerikane në Kosovë, ajo e Afarizmit, Klubi i Prodhuesve dhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve, përmes një konference për media, kanë prezantuar kërkesat e komunitetit të biznesit karshi masave të marra nga Qeveria e Kosovës për përballje me Coronavirusin.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se pika kryesore është që të mos ndalet prodhimi, duke u bërë apel punëtorëve të veprimtarive që s’janë të ndaluara me vendim të qeverisë, të dalin në vendet e tyre të punës, duke qenë të vëmendshëm me masat parandaluese.
“Po i referohem pikës që kompanitë të organizojnë punët në atë mënyrë që disa punë t’i kryejnë nga shtëpia, kemi pasur refuzim të madh të punëtorëve që kanë refuzuar të dalin në punë. Inspektorët k anë mbyllur IPKO-n edhe disa kompani të tjera në Ferizaj e Prizren. Kjo pikë e vendimit ka krijuar konfuzion dhe krejt ajo ndërprerje e punës e rrezikon furnizimin. Edhe në KEDS ka pasur problem. Ne duhet me e kuptuar, kujdesi është i domosdoshëm, por nuk ndalet prodhimi sepse e rrezikon furnizimin në këtë kohë të krizës. Apeli është, punëtorët në ato lloj veprimtari që nuk janë të ndaluar duhet të dalin në punë. Inspektorët, është shkelje e ligjit i cili nuk i ndalon veprimtaritë e caktuara. Virusi do të kalojë po pastaj shumë pasoja të tjera janë të pariparueshme”, tha Rukiqi.
Ai ka treguar tri kërkesat që i kanë paraqitur në Qeverinë e Kosovës.
“E para është shtyrja ose riprogramimi i kredive që të mos ketë presion tek bizneset ose qytetarët. E dyta, është shtyrja e raportimit financiar. E treta, lidhet me këtë qartësimin ose me një qarkore që do ta jep një sqarim për masat e ndërmarra, siç është lirimi i njërit prind nda puna”, tha ai.
Ai tha se kanë propozuar edhe një pako mbështetëse për bizneset.
“Kërkesat për miell i kanë tejkaluar të gjitha pritet. Ende ka stoqe, furnizimi është i vështirësuar. Intensiteti i kërkesës me atë që mund të furnizohet është. Kemi kërkuar të aktivizohet rezervat e shtetit”, tha ai.
Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se qeveria duhet të krijojë pako për mbështetje të bizneseve.
“Të gjitha kërkesat i kemi dërguar qeverisë, ende nuk ka reaguar. Sot i kemi tri komuna në karantinë, nesër mund t’i kemi të gjitha. Qeveria duhet të lëshojë leje të posaçme për sektorët e caktuar. Qeveria duhet të krijojë pako për mbështetje të bizneseve. furnizimi i qytetarëve është siguri nacionale. Po shpresojmë që qeveria do të reagojë, ne kërkojmë prej qeverisë që të na përkrahë më shumë dhe asnjë vendim të mos e merr pa u konsultuar me neve”, tha ai.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka ftuar qeverinë që të ketë parasysh kërkesat e biznesit.
“Kishim pas dëshirë që edhe institucionet tjera të jenë të koordinuar aq sa jemi ne. Qeveria duhet të dal me një fushatë të gjerë për shmangien e pamikes. Duhet të tregojë se ekziston një rrezik nga kjo pandemi, por jo deri në atë masë. Dje i kemi kontaktuar anëtarët tanë, ku janë disa shërbime që nuk mund të kryhen nga shtëpia. E ftojmë qeverinë që të ketë parasysh kërkesat e biznesit”, tha ai.
Drejtoresha e Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar, Ardiana Bunjaku, tha se kërkojnë që të shtyhet afat për raportim financiar.
“Ne si shoqatë përfaqësojmë 7 mijë profesionistë dhe kërkesa ishte që të shtyhet afati për raportim financiar. Me mos daljen e punëtorëve do të kemi probleme në përgatitjen e raporteve financiare. Unë kërkoj nga qeveria që të shtyjë afatin, meqë afatet tani më janë shumë të shkurta. Kjo do t’i ndihmojë bizneset”, tha ajo. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje