LAJMI I FUNDIT:

A transmetohet coronavirusi nëpërmjet puthjeve dhe marrëdhënieve seksuale? Masat mbrojtëse që duhet të marrim

A transmetohet coronavirusi nëpërmjet puthjeve dhe marrëdhënieve seksuale? Masat mbrojtëse që duhet të marrim

Çfarë duhet të dini për COVID-19 dhe aktivitetin seksual? Për pyetje të tilla përgjigjen do e merrni në artikullin mëposhtë

Reuters raportoi se shitjet për prezervativët janë rritur në Kinë, kur u zbulua emri zyrtar i COVID-19 për coronavirusin që po përhapet në të gjithë globin. Shitjet e prezervativëve janë aq të larta atje, ata aktualisht janë duke u renditur si një nga artikujt më të njohur që blihen nga faqet e tregtisë elektronike.

E gjithë kjo na çon në pyetjen tjetër: A mund të kontraktoni coronavirusin nga seksi? Po puthjet? Po në lidhje me gojën?


Përgjigja e shkurtër është se ekspertët me të vërtetë nuk e dinë. “Ajo që ne dimë deri më tani është se COVID-19 është i pranishëm në sekrecione të frymëmarrjes,” – thotë specialisti i shëndetit Kristin Englund.

Sekretimet e frymëmarrjes përfshijnë pikat që dalin nga goja e një personi nga kollitja ose teshtitja. Për shkak se këto sekrecione nga një person i infektuar mund të mbajnë virusin, disa vende (si Franca) po dekurajojnë njerëzit të përshëndesin njëri-tjetrin me një puthje në faqe, raportoi The Washington Post.

Por puthja me një partner, natyrisht, është shumë më intime sesa thjësht një puthje në faqe. Ndërsa ka kuptim që puthja me dikë të infektuar me COVID-19 mund të të linte të infektuar, “në këtë pikë kohe, ne nuk i dimë këto detaje specifike,”– thotë Dr. Englund.

Ajo që ne dimë është se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se virusi mund të përhapet nga “kontakti i ngushtë” me dikë, me kontakte të ngushta të përcaktuara përgjithësisht si brenda gjashtë këmbëve të një personi.

Nëse jeni duke u puthur apo duke bërë seks, mirë, ju jeni mirë brenda këtij kufiri … dhe potencialisht në rrezik nëse partneri juaj mbart virusin.

A është coronavirusi i pranishëm në lëngje të tjera trupore si sekrecione vaginale apo spermë? Kjo është gjithashtu e panjohur në këtë kohë, thotë Dr. Englund.

“Ne me të vërtetë nuk mund të bëjmë ndonjë deklaratë në lidhje me sigurinë (e aktivitetit seksual) kur nuk kemi asnjë të dhënë për të.”

Nëse jeni të shqetësuar për të qëndruar të shëndetshëm, atëherë ka kuptim të shmangni puthjet ose të afroheni fizikisht me partnerin i cili po tregon shenja të coronavirusit, të cilat përfshijnë simptoma të ngjashme me gripin, si kollitja, teshtitja dhe ethet.

“Ne mendojmë se rreziku i transmetimit është më i madh kur njerëzit janë simptomatikë,” – thotë Dr. Englund. Nëse shqetësoheni që partneri mund të jetë bartës i coronavirusit, por nuk po tregon shenja, është më mirë të shtyni çdo seancë seksuale deri në sa të jeni të sigurt që nuk mbart COVID-19.

Burimi: health.com

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori