LAJMI I FUNDIT:

​Ferizaj anuloi të gjitha aktivitetet, shkak mbrojtja nga coronavirusi

​Ferizaj anuloi të gjitha aktivitetet, shkak mbrojtja nga coronavirusi

Vendimi i mbrëmbshëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës si masë parandaluese e mbrojtëse kundrejt përhapjes së CoronaVirus-it, ka shtyer edhe Komunën e Ferizajt që të anulojë të gjitha aktivitetet me pjesëmarrje të gjerë të publikut e atë veçanërisht ngjarjet kulturore, sportive e aktivitetet që janë planifikuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit deri në një njoftim të ri të Qeverisë së Kosovës.

Andaj njoftohen qytetarët se shtyhen aktivitetet e parapara për muajin mars, kurse në funksion të parandalimit të virusit, apelojmë tek qytetarët që të bëjnë zbatimin strikt të masave parandaluese sipas njoftimit të institucioneve qendrore. /kp/