Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë për medie, gjatë të cilës ka thënë se Kurti e ka përgjegjësi si lider i partisë, por edhe si kryeministër të takohet me presidentin.
Thaçi u shpreh se takimi i tij me Kurtin, mund të jetë i pavlerë nëse do të merret ndonjë vendim i papritur për Kosovën.
“Dua të shpresoj se kryeministri ta gjej kohën për tu takuar, jo pse e ka obligim po përgjegjësi, si lider i partisë dhe si kryeministër aktual, në mënyrë që takimi ynë të mos jetë i pavlerë, në ndonjë vendim marrje të papritur që mund të vjen për vendin tonë dhe qytetarët tonë”, tha Thaçi.
Thaçi ka thënë se pavarësisht ideologjive anti-amerikane të një individi në Kosovë, askush nuk do të mund ta lëkundë popullin e shtetin e Kosovës në rrugëtimin e vet euroatlantik.
“Pavarësisht hujeve dhe tekeve apo ideologjive anti-amerikane të një individi në Kosovë, shtetin e Kosovës dhe popullin e Kosovës, askush nuk do të mund ta luhat në rrugëtimin e vet euroatlantik dhe partneritetin e përjetshëm me SHBA-të”, u shpreh presidenti.
Presidenti i vendit tha se SHBA-ja është i vetmi partner strategjik, që ka qenë afër Kosovës në kohët më të rënda, duke shtuar se as liria e as shtetësia e Kosovës nuk ka kuptim pa partneritetin e SHBA-ve.
“As vet liria, as shteti, as ekzistenca jonë nuk ka kuptim pa partneritetin strategjik me SHBA-në. Jemi dëshmitar se e vetmja alternativë është të jemi pjesë e bashkimit evropian. Jemi po ashtu dëshmitar se të tjerët na kanë lënë në baltë, siç na kanë dëshmuar me mos-liberalizim të vizave, i vetmi partner strategjik që na ka qëndru afër në kohët më të rënda edhe sot e me besim edhe në të ardhmen, kanë qenë, janë dhe do të mbeten SHBA-të. Ne duhet të prodhojmë argumente pozitive me ia lehtësu SHBA-ve, mbështetjen për Kosovën, e në asnjë rrethanë nuk duhet të prodhojmë argumente për kundërshtarët e Pavarësisë së Kosovës, sepse ky relacion aktual dhe këto mesazhe që vijnë, ky realitet që është krijuar është duartrokitës për akterët anti-pavarësi dhe fërkim i duarve për të gjithë ata që dëshirojnë që Kosova të lëkund këtë raport”, tha Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje