Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për medie tha se kryeministri Albin Kurti përsëri e ka refuzuar takimin me të.
Thaçi tha se i kishte ofruar katër termine, por që sipas tij, Kurti nuk kishte shprehur vullnetin për ta takuar.
Presidenti foli edhe për refuzimin e së hënës, ku sipas tij, Kurti edhe pse e kishte konfirmuar, e kishte anuluar pesë minuta para se të fillonte.
“Fatkeqësisht, edhe pse, kryeministri Kurti dhe kryetari i LVV-së, kishte konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së hënës, 5 minuta para se të fillonte takimi, ka anuluar pjesëmarrjen në takim, por përsëri në shërbim të obligimeve kushtetuese ligjore dhe obligimit kombëtar, demokratik e qytetar, edhe dje e kam ftuar që ta takoj e të bisedojmë për zhvillimet e reja të cilat janë dramatike dhe shqetësuese për të gjithë qytetarët e vendit, më dramatiket në 20 vitet e fundit. Edhe sot kishte refuzim për tu takuar në 3-4 terminët e ofruar. Mendoj se do të ishte me interes që të gjithë të shpenzojmë energji për unitet dhe përafrim për hapat që duhet të marrim”, tha Thaçi, raporton Telegrafi.
Thaçi tha se Kosova nuk është pronë e një individi, duke shtuar se duhet të punojnë me qëndrime unike.
“Kosova nuk është pronë e një individi apo një grupi as shoqëror e as politik. Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, është në për në përgjegjësinë e çdo lideri me përgjegjësi qytetare e parlamentare. Në duhet të punojmë e të shkojmë përpara me qëndrime unike, e qëndrim unik është forcimi i shtetit brenda, zhvillimi ekonomik, rritja e mirëqenies sociale dhe ruajtja si sytë e ballit e partneritet strategjik me partnerët perëndimor, veçanërisht me adresën e kontributit madhor për lirinë e pavarësinë e Kosovës me SHBA-të”, u shpreh Thaçi në konferencën për medie.
Ai përsëri tha se shpreson që Kurti të gjej kohë e të takohet me të, ashtu siç kanë bërë krerët e partive të tjera në vend.
“Mesazhi im sot, është se kryeministri duhet të merr vendimet që i takojnë me i marr, që janë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të orientimit euroatlantik dhe të mos vonohet në vendim-marrje që e qojnë vendin në drejtim të gabuar historik, por të kultivojmë e të ruajmë drejtimin e duhur e vendit dhe qytetarëve që të jemi sa më shpejt pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, u shpreh Thaçi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur