LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kërkon të takohet me Kurtin

Thaçi kërkon të takohet me Kurtin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që të takohet sot me kryeministrin Albin Kurti.

Siç bëhet e ditur nga Presidenca, kreu i shtetit i ka lënë të hapura tri orare për Kurtin, atë në ora 10:00, në ora 11:00 si dhe në ora 12:00.

Ndryshe, dy ditë më parë Kurti refuzoi ftesën e Thaçit për takim duke thënë se nuk e takon presidentin si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm si kryeministër.


Lëvizja Vetëvendosje tregon arsyet pse Kurti nuk i shkoi Thaçit në takim
Lexo po ashtu Lëvizja Vetëvendosje tregon arsyet pse Kurti nuk i shkoi Thaçit në takim

Ndryshe, presioni amerikan për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake është rritur, ndërsa Thaçi i ka kërkuar qeverisë që të mblidhet dhe ta heqë menjëherë këtë masë ndaj Serbisë.