LAJMI I FUNDIT:

Mourinho nuk i fajëson lojtarët pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Mourinho nuk i fajëson lojtarët pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Jose Mourinho insiston se nuk pret një rindërtim të madh të Tottenhamit këtë verë pasi beson se klubi do të jetë shumë më i mirë vitin e ardhshëm kur të rikuperojë lojtarët nga një seri dëmtimesh.

Spurs u eliminuan nga RB Leipzig të martën, duke u mposhtur 3-0 në Gjermani pasi humbjes në ndeshjen e parë 1-0 në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.


Megjithatë, trajneri i Spurs, Mourinho beson se eliminimi erdhi shkaku i dëmtimeve të shumta dhe në sezonin e ardhshëm ekipi do të jetë më i mirë.

RB Leipzig mposht edhe në ndeshjen kthyese Tottenhamin, kalon në çerekfinale
Lexo po ashtu RB Leipzig mposht edhe në ndeshjen kthyese Tottenhamin, kalon në çerekfinale

Harry Kane, Son Heung-min, Moussa Sissokho dhe Steven Bergwijn janë në mesin e atyre që janë aktualisht të lënduar dhe Mourinho pranoi që ato lëndime të ngrisin përsëri ekipin lartë kur të vijë koha.

“Nëse mund të jem kritik ndaj disa prej lojtarëve të mi, unë e mbaj këtë për ne. Ata u përpoqën të japin atë që mund të japin”, ka thënë fillimisht Mourinho për BT Sport.

“Kemi bërë gabime, gabime që kemi analizuar në ndeshjet e mëparshme. Kurrë nuk i fajësoj lojtarët. Është e vështirë për mua të përballoj lojtarë që nuk mund të shprehin potencialin e tyre, jo më ata që janë në kufirin e tyre. Jam me djemtë”.

Notat e lojtarëve, RB Leipzig 3-0 Tottenham: Sabitzer më i miri
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, RB Leipzig 3-0 Tottenham: Sabitzer më i miri

“Askush nuk duhet të fajësohet. Në çdo ndeshje kemi një dëmtim traumatik. Kjo është historia e këtij sezoni. Shikoni sonte stolin tonë. Është shumë e vështirë. Nuk mund t’i fajësoj lojtarët”.

“Unë nuk mendoj se do të kemi një rindërtim të madh, këtë verë, përveç nëse diçka ndodh gjatë Euros. Neve na kthehet Sissoko, Kane dhe Son. Kjo është e madhe”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori