LAJMI I FUNDIT:

Gasperini pas kualifikimit në çerekfinale: Atalanta mund të bëjë edhe më mirë në Ligën e Kampionëve

Gasperini pas kualifikimit në çerekfinale: Atalanta mund të bëjë edhe më mirë në Ligën e Kampionëve
Gian Piero Gasperini (Foto: UEFA Pool/Getty Images/Guliver)

Gian Piero Gasperini ka folur pas fitores së Atalantas në udhëtim te Valencia dhe kalimin tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Atalanta fitoi ndeshjen e parë 4-1 në San Siro, të dytën 4-3 në Mestallan e zbrazët, të luajtur pas dyerve të mbyllura për shkak të përhapjes së coronavirusit, por përkundër të gjithave kjo fitore i ka bërë të lumtur italianët.


“Penalltia pas tre minutash ishte një ngritje shtesë e besimit. Ne luftuam pak në pjesën e parë, bëmë shumë më mirë në të dytën”,  ka thënë fillimisht Gasperini për Sky Sport Italia.

“Asnjëherë nuk është e lehtë, pranuam gola të shmangshëm, por donim të fitonim këtu dhe absolutisht të mos dilnim me një barazim ose humbje. Donim të konfirmonim edhe punën e mirë që do të kishim bërë me një fitore edhe këtu”.

Triller me shtatë gola në “Mestalla” nën regjinë e Josip Ilicic , Atalanta në mesin e tetë më të mirave në LK
Lexo po ashtu Triller me shtatë gola në “Mestalla” nën regjinë e Josip Ilicic , Atalanta në mesin e tetë më të mirave në LK

Josip Ilicic ishte padyshim “Lojtari i Ndeshjes”, pasi ai u bë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi katër gola në udhëtim gjatë një takimi me nokaut të Ligës së Kampionëve.

Lojtar i ndeshjes, Josip Ilicic (Foto: UEFA Pool/Getty Images/Guliver)

“Ilicic donte të mos luajte, i thashë më jep një minutë dhe do të të lë jashtë. Ai bën përpjekje për tu rikuperuar pas një vrapimi të fortë, por pas disa minutash, ai është më i fortë se kurrë”.

“Mendoj se ka shumë pak lojtarë që kanë shënuar katër gola në një lojë të vetme të Ligës së Kampionëve”.

Atalanta (Foto: UEFA Pool/Getty Images)

Atalanta tani ka shënuar 87 gola në 38 ndeshje këtë sezon dhe kaloi në çerekfinale në sezonin e tyre të parë ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.

Notat e lojtarëve, Valencia 3-4 Atalanta: Josip Ilicic me notë maksimale
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Valencia 3-4 Atalanta: Josip Ilicic me notë maksimale

“Është diçka shumë e jashtëzakonshme që ne shënojmë kaq shumë gola, shpesh katër ose më shumë. Pas një fillimi të vështirë të kësaj gare, ne u ngritë, fituam radhazi katër ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe pamë sonte që mund të bëjmë shumë më mirë”.

“Ne e dimë që shumë njerëz po na vëzhgonin nga Bergamo dhe morëm shumë mesazhe, përfshirë drejtorin e spitalit, kështu që jemi të lumtur që u dhamë atyre një moment gëzimi”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori