Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku njoftoi se kanë kërkuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për nesër në ora 15:00, pas zhvillimeve të fundit, ku ai u shpreh se do të kërkojnë llogari nga Qeveria, pasi sipas tij kryeministri Albin Kurti është i paaftë dhe po rrezikon aleancën e Kosovës me SHBA-në.
“Për ta parandaluar një dëm të tillë, së bashku me deputetët e partive të tjera opozitare, ne kemi ftuar për nesër, në orën 15, një seancë të jashtëzakonshme – për të kërkuar llogari nga kjo Qeveri e papërgjegjshme në raport me qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Veseli.
Lideri i opozitës ka ftuar qytetarët e Kosovës, mbi çdo dallim politik, ta ngre zërin kundërshtues para këtij rreziku, me pasoja të paparashikueshme.
Veseli tha se aleanca e shenjtë mes Kosovës e SHBA-ve po rrezikohet pasi sipas tij Kosova ka një kryeministër të paaftë, për të kuptuar drejt, i cili nuk ka vizion e as përgjegjësi.
“ Partia Demokratike e Kosovës i merr me shqetësim serioz paralajmërimet e fundit për Kosovën nga miku ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për tërheqjen e trupave ushtarake dhe suspendimin e programeve zhvillimore në vlerë prej qindra miliona dollarësh. Si asnjëherë më parë, kjo aleance e shenjtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vihet në rrezik nga një Kryeministër i paaftë për të kuptuar e vepruar drejt, nga një Kryeministër pa vizion e pa përgjegjësi”, tha Veseli.
Ai po ashtu u shpreh se rreziku që po shkaktohet nga Qeveria, është për shkak të mungesës së gatishmërisë për të marrë përgjegjësi.
“Për fat të keq, gjithnjë e më shumë po vërtetohet se kjo Qeveri është rrezik për interesin e përgjithshëm nacional. Ky rrezik vjen nga kjo Qeveri që ka mungesë të gatishmërisë për të marrë përgjegjësi dhe vendime në interes të vendit dhe qytetarëve tanë. Dëmi që po shkakton është i rëndë. Dëmi tashmë është bërë shumë i madh në relacion me aleatin tonë strategjik dhe pozitën tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Të keqpërdoret pozita në Qeveri, dhe për disa javë ta sjellësh Kosovën para rrezikut të sigurisë nacionale, është e paprecedent. Mund të jesh i majtë, mund të jesh i djathtë në Kosovën e lirë, por është e papranueshme dhe e rrezikshme që këto ide ta konfrontojnë interesin tonë shtetëror! Ne kemi vetëm këtë shtet me interes të qartë nacional”, tha Veseli, i cili njoftoi se kanë kërkuar për nesër një seancë të jashtëzakonshme, për të kërkuar llogari nga Qeveria Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje