LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Maqedoni e Veriut-Kosovë do të luhet pa tifozë shkaku i coronaviursit

okej qet embed

Është konfirmuar zyrtarisht se ndeshja në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet pa tifozë.

Përballja që zhvillohet në kuadër të paly-offit në Ligën e Kombeve më 26 mars, do të jetë me dyer të mbyllura shkaku i coronavirusit.


Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim që kjo përballje të zhvillohet pa praninë e dy tifozerive, derisa janë suspenduar edhe evenimentet e tjera sportive.

Në këtë njoftim për media thuhet se vendimi është marrë shkaku i virusit që ka filluar të përhapet edhe në shtetin fqinj dhe mos të rrezikohet shëndeti i tifozëve.

Përveç ndërprejes së procesit mësimor, Qeveria e Maqedonisë solli edhe disa vendime tjera për parandalimin e coronavirusit
Lexo po ashtu Përveç ndërprejes së procesit mësimor, Qeveria e Maqedonisë solli edhe disa vendime tjera për parandalimin e coronavirusit

Biletat kishin filluar të shiten më 2 mars, derisa jo zyrtarisht mësohet se shumë tifozë shqiptarë që jetojnë në Maqedoni kishin blerë bileta, por interesim të madh ka pasur edhe nga Kosova.

Kështu, përballja e 26 marsit në mes të maqedonasve dhe ‘Dardanëve’ do të jetë pa tifozë shkaku i virusit vdekje prurës që ka kapluar edhe Ballkanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori