LAJMI I FUNDIT:

E mbijetuara e familjes Jashari, Besarta me shkrim prekës kujton familjen

E mbijetuara e familjes Jashari, Besarta me shkrim prekës kujton familjen

Besarta Jashari, vajza e Hamza Jasharit, vëllait të Adem Jasharit dhe një prej protagonistëve të rëndësishëm të luftës së Kosovës, me anë të një rrëfimi në profilin e saj në Facebook, ka treguar ngjarjen e familjes Jashari.

Ajo thotë se plumbin e fundit në forcat serbe e shtiu Kushtrimi i Adem Jasharit.

Tutje ka rrëfyer rrugën që mbeti e vetme ku familjarët e saj u vranë nga forcat serbe. 


Besarta thotë se nuk është e vetme, ajo thotë se është me familjen e saj dhe popullin shqiptar.

“E kam mixhën Rifat, vëllaun Bekimin dhe të tjerët, që kanë bërë që Kulla jonë të qëndrojë edhe më e fortë. Kam Valonin, Dylin e Nolin që plotësojnë jetën time.

Ju kemi edhe juve popull anë e mbarë trojeve etnike shqiptare, që çdo herë kemi qenë bashkë”, ka thënë ajo.

Publikimi i Besarta Jasharit në Facebook:

Betejën e 5, 6 dhe 7 Marsit, e nisën Fitimi e Besimi, duke ndezë flakën e lirisë e cila ndriçoj rrugën e UÇK-së deri në liri…

Plumbin e fundit e shtiu në forcat serbe vet Kushtrimi… edhe Kushtrimi i balit Adem më la.

NGELA VETËM APO JO?!

Isha e rrethuar me zjarrë e tym, më shoqëronin motrat e çikat e axhallarëve – por ato nuk flisnin, as nana nuk më fliste… dikur tymi u largua… dhe e pashë dhe u binda se

NGELA VETËM.

As Blerina nuk ishte me mua më… si asnjëherë më parë kisha nevojë të zgjohesha nga ëndrra, por ajo nuk ishte ëndërr… së paku kisha nevojë, për një njëri që t’më gënjejte ëmbel… e kotë

NGELA VETËM

Pa asnjë frikë, krenare me Jasharët e mij ecja rrugës nga shtëpia drejtë fabrikës së municioneve që dikur ishte rruga ime për në shkollë… i pashë serbët, ishin të trishtuar, si duket plumbi i babës Shaban, balit Adem e babushit kishin shpaguar breza e breza.

Dhe kështu, ishte ajo ditë që zjarri i Kullës tonë u bë zjarrë për pushtuesin dhe shkëndi lirie për ne.

ÇDO GJË FILLOJ TË KISHTE KUPTIM

Besimi e Fitimi e nisën, sepse besonim të fitonim, ndërsa Kushtrimit e mbyli betejën e u bë kushtrim gjithëkombëtar për liri.

Atëherë edhe pushoj kënga “për mëmëdheun” e nisi “marrshi i UÇK-së”

SOT

Nuk jam vetëm, e kam mixhën Rifat, vëllaun Bekimin dhe të tjerët, që kanë bërë që Kulla jonë të qëndrojë edhe më e fortë.

Kam Valonin, Dylin e Nolin që plotësojnë jetën time.

Ju kemi edhe juve popull anë e mbarë trojeve etnike shqiptare, që çdo herë kemi qenë bashkë.

Urime festën e lavdisë kombëtare

Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

E juaja,

Besarta

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori