LAJMI I FUNDIT:

Lansohet fushata ‘Miqtë e Energjisë’, kërkohet të rriten investimet në efiçiencë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Efiçiencës së Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore dhe GIZ kanë lansuar fushatën “Miqtë e Energjisë”.

Kjo kampanjë organizohet në kuadër të projektit “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtërira të energjisë në Kosovë”, që ka për qëllim mbështetjen e Kosovës drejt zbatimit më të hovshëm të masave të efiçiencës së energjisë dhe arritjen e synimeve sipas Planit të Veprimit për efiçiencën e energjisë.

Dardan Abazi nga INDEP tregon se kjo kampanjë i drejtohet kryesisht bizneseve.


“‘Miqtë e Energjisë’ është nja kampanjë për promovimin e efiçiencës. Kjo është një kampanjë në kuadër të projektit për të promovuar burimet e ripërtritshme. Kampanja i drejtohet kryesisht bizneseve, sepse ne duam ta synojmë atë sektor që ka më shumë mundësi për të investuar në efeçiencë dhe është i njëjti sektor që promovon më shumë zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Abazi.

Këshilltari për efeçiencë të energjisë në GIZ, Veit Raisch ka treguar se kjo kampanjë do të vazhdoj edhe për disa muaj të tjerë.

“Jam i gëzuar që po e fillojmë fushatën sot dhe i lumtur jam që jam pjesë e kësaj fushate. Kjo fushatë do të vazhdoj për katër muaj të tjerë. Projekti synon përkrahjen e bizneseve të vogla. Jam i bindur se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me investime të tilla në përkrahje të efiçiencës së energjisë”, tha Raisch nga GIZ.

Drejtori menaxhues i Fondit Kosova për Efeçiencë të Energjisë, Admir Shala shpjegon se ky fond ka 17 milionë që pritet të investohen.

Ndërsa, Arsim Kuliqi, drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Efeciencë të Energjisë ka kërkuar që të investohet edhe më shumë në efeçiencë të energjisë elektrike.

Kampanja ka filluar në muajin dhjetor të 2019-së dhe do të zgjasë deri në muajin qershor 2020. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Kalo në kategori