LAJMI I FUNDIT:

Hong Kongu paralajmëron banorët të shmangin puthjet ndaj kafshëve shtëpiake

Hong Kongu paralajmëron banorët të shmangin puthjet ndaj kafshëve shtëpiake

Autoritetet e Hong Kongut kanë paralajmëruar njerëzit të shmangin puthjet me kafshët e tyre shtëpiake, pasi një qen u testua pozitiv i dobët nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit në Hong Kong, ka deklaruar se rasti i qenit të infektuar mund të jetë transmetim nga ‘njeriu tek kafshët’.


Pronari i qenit ishte infektuar me Covid-19, mirëpo vetë qeni nuk shfaqte simptoma, kanë thënë autoritetet.

Ekspertët mjekësorë, përfshirë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), kanë hetuar rastin për të përcaktuar nëse qeni ishte infektuar, apo kishte kapur coronavirusin nga një sipërfaqe e kontaminuar, mirëpo pa ndonjë rezultat konkret.

Ata deklaruan se ende nuk ka prova që kafshët shtëpiake mund të infektohen me virus.

“Pronarët e kafshëve shtëpiake nuk duhet të shqetësohen shumë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet t’i braktisin ato”, ka deklaruar departamenti i bujqësisë i Hong Kongut.

“Atyre u është kujtuar të miratojnë praktika të mira të higjienës (përfshirë larjen e duarve para dhe pasi të jenë afër tyre, të kujdesen për ushqimin e tyre, të shmangin puthjet ndaj tyre, si dhe të mbajnë një mjedis shtëpiak të pastër dhe higjienik”, tha departamenti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori